Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryesia e Kuvendit arenë boksi mes deputetëve (VIDEO)
English

Kryesia e Kuvendit "arenë" boksi mes deputetëve (VIDEO)

Për pak minuta kryesia së Kuvendit është bërë arenë e një përleshjeje fizike mes deputetëve Strazimiri, Qefalia e Prenga. Sherri ka nisur pas deklaratave ironike të deputetit demokrat në Komisionin e Ligjeve dhe është zhvilluar jashtë dyerve të tij, fillimisht me deputetin Qefalia, dhe më pas me përfshirjen e Prengës.

Gjithçka ka nisur në Komisionin e Ligjeve, kur deputeti Strazimiri ironizoi kontrollin që deputetët socialistë po kryejnë në Shërbimin Informativ Shtetëror, duke iu drejtuar minsitrit Naço me pyetjen: “Përse Xhemal Qefalia dhe Pirro Lutaj nuk shkojnë në KLD për të inspektuar siç kanë bërë në SHISH?”.

Gent Strazimiri: Pastaj bëhet një peticion nga masa, që të shkarkohet dhe është shkarkuar. Rasti i Zana Xhukës. E shikoni si zgjidhje këtë, që të shkojë në KLD Xhemali me Pirron e të bëjnë një inspektim, pastaj të vijë një fletërrufe nga populli dhe të shkarkohet KLD-ja? Është kjo një nga mundësitë, apo jo?

Kjo ka qenë deklarata, bërë gjatë diskutimit të projektligjit të ri të KLD-së, e cila është pasuar pak më vonë me konfrontim fizik në korridoret e Kuvendit, mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Përleshja, ka degjeneruar në grushte mes deputetëve ku sipas raportimeve të “A1 REPORT, Prenga ka hequr dhe rripin e pantallonave, por agravimi i situatës është ndaluar nga deputetët e tjerë të cilët kanë dalë të gjithë në koridorin e komisioneve parlamentare. Nga pamjet shihet dhe xhaketa e shqepur e deputetit socialist Prenga.
2128

KOMENTE