Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arkivi Historik i diplomacisë shqiptare anëtarësohet në Këshillin Ndërkombëtar të Arkivave
English

Arkivi Historik i diplomacisë shqiptare anëtarësohet në Këshillin Ndërkombëtar të Arkivave

Arkivi Historik i diplomacisë shqiptare, i cili administron dhe shfrytëzon gjithë trashëgiminë dokumentare diplomatike të krijuar nga shërbimi i jashtëm i shtetit shqiptar, që nga krijimi i tij në vitin 1912, është anëtarësuar së fundmi në Këshillin Ndërkombëtar të Arkivave (International Council of Archive – ICA) me qendër në Paris.

Këshilli Ndërkombëtar i Arkivave, i krijuar nën kujdesin e UNESCO-s me 9 qershor 1948, është organizata kryesore ndërkombëtare për arkivat e cila vazhdon të punojë në bashkëpunim të ngushtë me UNESCO-n dhe NGO-të e fushave që lidhen me punën e saj dhe me të cilat ndan objektivat.

Anëtarësimi në këtë organizëm rrit vlerat e trashëgimisë sonë diplomatike, pjesë shumë e rëndësishme e trashëgimisë kombëtare shqiptare, dhe kontribuon në përmirësimin e performancës dhe cilësisë së shërbimit që ofrohet për të gjithë komunitetin e të interesuarve në këtë pasuri dokumentare të shërbimit të jashtëm shqiptar.

KOMENTE