Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ilir Melo në Kroaci dhe në Suedi Ilir Abdiu. 2 kandidatët për ambasadorë
English

Ilir Melo në Kroaci dhe në Suedi Ilir Abdiu. 2 kandidatët për ambasadorë

Komisioni për Politikën e Jashtme zhvilloi sot seancën dëgjimore me kandidatët për ambasadorë të Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë në Republikën e Kroacisë, rezident, z. Ilir Melo dhe kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë në Mbretërinë e Suedisë, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë në Republikën e Finlandës, në Republikën e Islandës dhe në Mbretërinë e Norvegjisë, jo-rezident, z. Ilir Abdiu.


Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, z. Qirjako Qirko prezantoi dy kandidaturat për ambasadorë në Kroaci, z. Ilir Melo dhe në Mbretërinë e Suedisë z. Ilir Abdiu, dhe sipas tij, dy kandidaturat janë intelektualë të spikatur dhe me një karrierë të pasur në fusha të ndryshme.


Fillimisht anëtarët e komisionit u njohën me prezantimin për ambasadorë në Kroaci të z. Melo , i cili theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe nxitje të mëtejshme në bashkëpunimin parlamentar.


Gjithashtu, z. Melo tha se do të bashkëpunojë edhe në fushën e integrimit ndërmjet dy vendeve. “Kroacia ka nënshkruar letrën mbështetëse në dhjetor dhe nëse përsërit të njëjtën gjë Kroacia edhe në qershor do të mbajë të njëjtin qëndrim dhe të njëjtin pozicion mbështetës”, deklaroi z. Melo.


Z. Melo u shpreh se dimension i bashkëpunimit dypalësh do të jetë edhe në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, ku dy vendet tona kanë shërbyer në Afganistan.
Rëndësi të veçantë do të ketë nxitja e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fusha të ndryshme si ekonomi, energji, turizëm, transport, detari,etj.


qirkovNga ana tjetër, kandidati për ambasador në Mbretërinë e Suedisë z. Ilir Abdiu bëri një ekspoze të objektivave në detyrën e tij dhe u shpreh se do të punojë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me Suedinë dhe në të gjitha fushat me interes reciprok.
Ndër të tjera, tha z. Abdiu, rëndësi të veçantë do të ketë nxitja e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fusha të ndryshme si, bujqësi, tregti, politikë, ekonomi,tekstil, industri ushtarake,turizëm, sigurinë në miniera.


“Marrëdhëniet me Norvegjinë janë të një niveli shumë të mirë. Në vendin tonë zbatohen dy projekte kryesore, hidrocentrali i Devollit dhe projekti TAP. Gjithashtu, bashkëpunim do të ketë edhe me Finlandën në fushën e industrisë së prodhimit të makinerive dhe pajisjeve të minierave, e cila mbron makineritë dhe pajisjet në fabrikat tonë të pasurimit”, u shpreh z. Abdiu


Anëtarët e Komisionit të Jashtëm vlerësuan performancën dhe vizionin e dy kandidaturave të cilët do ti japin një impuls të ri marrëdhënieve dypalëshe dhe shprehën mbështetjen e tyre për andidaturat në fjalë.

KOMENTE