Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Flini gjumë për të tretur dhjamin në bark
English

"Flini gjumë" për të tretur dhjamin në bark

Le ta pranojmë: kur barku është i sheshtë është i lëmuar dhe na bën të ndihemi sensuale dhe joshëse. Ta demonstrojmë atë atëherë, ka për të qenë një kënaqësi e vërtetë: është momenti magjik kur pantallonat përshtaten si një lëkurë e dytë dhe rrinë pak mbi kërthizë për të na lejuar t'ju tregojmë të gjithëve sesa të bukura jemi.


Dhjami, i cili e ka bërë Shqipërinë të famshme në disa renditje ndërkombëtare, ku jemi renditur në 10 vendet me më shumë obezë në botë, dita-ditës po kthehet në një armik të heshtur.
Shumë prej nesh i drejtohen palestrës dhe ushtrimeve fizike për të eliminuar dhjamin, për të rënë në peshë. Akoma edhe më shumë fillojnë e bëjnë vrap maratonë me shpresën se do të mund të heqin kilet e tepërta. Problemi, nëse mund të quhet problem është se nuk mjafton vetëm sfilitja trupore! Të gjithë fillojnë shtojnë peshë në pjesën e mesme trupore kur niveli i kortizolit rritet shumë. Stresi është një keqbërësit kryesor të sekretimit të kortizolit. Kur kjo ndodh kortizoli shkatërron muskujt e vijëzuar (lloji i muskujve që djegin kalori në mënyrën më efikase) e gjithashtu hyn në depozitimin e dhjamit në zonën abdominale. Stresi mund të ndikojë edhe më keq me një dietë të keqe. Personat që konsiderojnë si dietë mosngrënien mund të rrisin nivelin e kortizolit ndjeshëm, duke mos ndryshuar asgjë me dhjamin e barkut edhe pse nuk marin kaloritë e zakonshme. Por si mund të hiqet lehtas dhe në mënyrë të shëndetshme ky dhjam? Më poshtë do të gjeni 6 rrugët të thjeshta dhe të shëndetshme për të patur një bark të sheshtë në pak kohë!

1. Flini gjumë
Në rast se jeni nga ata persona që e shijojnë jetën e natës, me punë apo dëfrim, duhet të ndryshoni. Kur bioritmi juaj është “i fikur” të gjithë kanë tendenca të hanë më shumë. Kur jeni të lodhur prodhoni më shumë grelin, e cila shkakton dëshirën për sheqerna dhe ushqime të tjera që shtojnë dhjam. Mangësia e gjumit mund të ndryshojë edhe prodhimin tuaj hormonal, kjo ndikonë mbi sasinë e kortizolit e cila shkakton ndjeshmëri ndaj insulinës, të gjitha arsye kryesore në shtimin e dhjamit të barkut. Një nga gjërat më të mira që mund të bëni për trupin tuaj është të bëni të paktën 7 orë gjum çdo natë.

2. Shpërthime të shkurtra energjie
Si ta kuptojmë këtë? 1 000 ushtrime barku çdo natë është një garanci më shumë që të keni muskuj të fortë barku, ndoshta më të fortë se sa duhet (kush bën 1000 ushtrime barku çdo natë?!), por kjo nuk është ajo që dëshironi. Sepse muskujt tuaj do te forcohen dhe mbi to, do të jetë dhjami i barkut. në vend të ushtrimeve të barkut, bëni ushtrime fizike që vënë në punë disa grupe muskujsh njëherësh dhe vazhdimisht punoni me sistemin tuaj kardiovaskular. Provonin pompën statike, kjo bëhet duke e vendosur veten si në pozicion për pompa, por parakrahet i keni të vendosur në tokë dhe më pas qëndroni në vend. Në rast se qëndroni dot për të paktën 30 sekonda, atëherë përpiquni ta kryeni këtë ushtrim 3 – 4 herë, në rast të kundert … luftoni për ate 30 sekondësh. Ecja në këmbë për të paktën 20 minuta çdo ditë gjthashtu është diçka e mirë.

3. Armiku juaj është sheqeri
Lufta me dhjamin e tepërt është në 80% të saj ditë e shëndetshme. Ulini kaloritë duke konsumuar më shumë proteina, zarzavate dhe fruta. Mos konsumoni ushqime të shpejta, të skuqura dhe të dëndura në sheqer. Nëse vërtetë nuk u rezistoni të ëmblave, konsumoni tërshërë me mjalt, rrush apo fruta të tjera të ëmbla, Fruktoza është një sheqer disa herë më i shëndetshëm se sa glukoza. Një hile e vogël që mund të bëni është të hidhni pak kanellë në kafenë e mëngjesit, apo edhe qumësht, pasi ajo ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak. Gjithashtu, ngadalëson ritmin me të cilin ushqimi del nga stomaku, duke dhënë ndjesinë e të qendurit të ngopur për një kohë më të gjatë.

4. Vitamina C
Si u përmend edhe më lart, kur jeni të stresuar trupi juaj sekreton më shumë kortizol. Vitamina C ndihmon në barazpeshimin e kortizolit. Përveçse një agjent i mirë kundër të ftohtit, vitamina C është thelbësore për prodhimin e karnitinës, një element që kthen yndyrnat në energji. Disa ushqime me vitaminë C, përveç agrumeve, janë specat, lakra jeshile dhe kivit.

5. Hani yndyrna
Pikërisht! Duhet të hani yndyrna për të djegur dhjamin. Si u përmend edhe më lartë, sheqri është shkaktar i dhjamosjes dhe jo yndyrnat. Sigurisht, jo të hamë dhjam nga mish i sapo pjekur, por yndyrna të shëndetshme, si ajo e peshkut, vajit të ullirit apo bajameve, arrat etj. Një dorë e mirë nga ushqimet e pasura me yndyrna të pangopura kanë shumë nutrientë dhe do t’ju mbajnë të ngopur gjatë ditës.

6. Ulni ritmin e frymëmarrjes
Kjo është një metodë shumë e thjeshtë të cilën mund ta praktikoni gjatë gjithë ditës. Sa herë që e ndjeni vetën të tensionuar apo në siklet, ulni ritmin e frymëmarrjes. Shumica e njerëzve kur janë nën presion kanë një ritëm të shpejtë frymëmarrjeje ose nuk mbushen sa duhet me frymë. E rëndësishme është të bënë një frymënxjerrje të ngadaltë. Duke përdorur këto praktika, ju nuk do të influencoheni nga stresi i punës apo një konflikti të çastit dhe do të ndihmoni edhe veten tuaj emocionalisht gjithashtu!

KOMENTE