Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berati feston 5 Qershorin 2014, Ditën Botërore të Mjedisit
English

Berati feston 5 Qershorin 2014, Ditën Botërore të Mjedisit

Elvis Çela, Qendra EPER - Në qytetin e Beratit u realizua festa e 5 Qeshorit 2014, ditës botërore të mjedisit. Aktiviteti filloi me realizimin e mbjelljes së lulishtes përpara biblotekës së qytetit të Beratit nga ana e fëmijëve të klubeve ekologjike të shkollave 9 vjeçare në qytetet. Nën sloganin "Arkitektura e Gjelbërt në Qytetin Tim" fëmijët e klubeve ekologjike mbollën bimë dekorative të prodhuara nga fidnaishtet e shkollave, si: abelia, hedera, verbana, tespi, evonimus etj. I gjithë ky proçes u ndihmua nga vullnetarët e qendrës EPER dhe punetoret e ndërrmarrjes së gjelbërimit të Bashkisë Berat.

Gjithashtu në frymën për të gjelbëruar qytetin e Beratit, fëmijët e klubeve ekologjike realizuan vizita në institucionet lokale dhe dhuruan vazo me lule për këto insitucione. I gjithë aktiviteti u shoqerua me një fushatë ndërgjegjësimi që fëmijet realizuan me qytetaret, ku mbrojtja e mjedisit nëpërmjet mbjelljes së luleve, shoqëroi të gjithë këtë aktivitet. Aktiviteti shërbeu për promovimin e fidanishteve të shkollave si një kontributore e rëndësishme e rritjes së biodiversitetit urban të qytetit të Beratit.

Festa e 5 Qershorit 2014, ditës botërore të mjedisit, në qytetin e Beratit u realizua nga Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER) dhe Bashkia Berat, në kuadër të projektit "Shkollat Ekologjike në Qytetin Tim". Ky projekt është bërë i mundur nga një grant i REC në kuadër të programit SENiOR-A "Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqerise Civile në Shqipëri". Ky program është financuar nga Qeveria Suedeze.

KOMENTE