Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lista e kandidatëve për në Shkollën e Policisë. Rënditja
English

Lista e kandidatëve për në Shkollën e Policisë. Rënditja

Në vijim të procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për Shkollën Bazë të Policisë “Për Patrullë të Përgjithshme” nga data 21 Maj deri me datë 03 Qershor pranë Qendrës së Formimit Policor u zhvillua Intervista me gojë e aplikantëve, në të cilën morën pjesë 2287 aplikantë, prej tyre:

- 22 aplikantë janë fëmijë të punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës, të cilët në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.156, datë 19.03.2014 ju nënshtruan fazës së intervistës me gojë dhe do të vazhdojnë procedurat e tjera të testimit e më tej në bazë të rezultateve do të bëhen pjesë e grupit të parë në Shkollën Bazë të Policisë.

- 2265 aplikantë pas përfundimit të fazave të mëparshme ju nënshtruan procesit të intervistës me gojë.

Në këtë proces morën pjesë 1774 meshkuj dhe 513 femra.

Kuota e pranimit për Shkollën Bazë të Policisë për Patrullë të Përgjithshme është 1000 kandidatë, të ndarë sipas gjinisë 500 femra dhe 500 meshkuj, të cilët do të ndjekin studimet të ndarë në dy grupe prej 500 kandidatësh, 250 femra dhe 250 meshkuj.

Për përzgjedhjen e kursantëve që do të ndjekin Shkollën Bazë të Policisë, sipas procedurave të përcaktuara, do të kryhet procesi i kontrollit mjekësor të kandidatëve pranë Sektorit të Profilaksisë dhe Mjekimit të Policisë së Shtetit, e cila ndodhet në Qendrën e Formimit Policor. Po ashtu kandidatët do t’i nënshtrohen procesit të marrjes së gjurmëve të gishtave, si dhe procesit të verifikimit të të dhënave të kandidatit.

Nëse gjatë kontrollit mjekësor do të ketë skualifikim të kandidatëve, atëherë do të procedohet me kandidatët e radhës në rend zbritës sipas listës së renditjes të kandidatëve.

Për aplikantët që do të vijojnë studimet në Grupin e Parë prej 500 kandidatësh, vlerësimi i aftësive shëndetësore do të fillojë nga data 09.06.2014, në orën 07.30’-19:00, në Qendrën e Formimit Policor, Sauk, Tiranë, deri në plotësimin e kuotës. Po ashtu do të kryhet dhe procesi i marrjes së gjurmëve të gishtave.

Për datën dhe orën e zhvillimit të kontrollit mjekësor kandidatët do të njoftohen nga strukturat e burimeve njerëzore pranë Drejtorive të Policisë në Qarqe.

Të gjithë kandidatët për çdo paqartësi që mund të kenë lidhur me këtë proces mund të drejtohen pranë strukturave të Burimeve Njerëzore në Drejtoritë e Policisë në Qarqe ose në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Po ashtu mund t’i parashtrojnë pyetjet apo shqetësimet e tyre dhe me e-mail në adresën policiaeshtetit@asp.gov.al.

Çdo material i nevojshëm për fazat e përzgjedhjes së kandidateve, si dhe lista përfundimtare e pikëve të grumbulluara nga kandidatët është publikuar në faqen e internetit të Policisë së Shtetit www.asp.gov.al.

Lista e pikëve të grumbulluara nga kandidatët në përfundim të fazave të testimit me shkrim, testimit fizik dhe intervistës me gojë, sipas gjinisë dhe pikëve në rendin zbritës.

Linku me listën e kandidateve femra sipas pikëve të grumbulluara.
http://www.asp.gov.al/images/pdf/2014/lista%20femra.pdf


Linku me listën e kandidatëve meshkuj sipas pikëve të grumbulluara.
http://www.asp.gov.al/images/pdf/2014/lista%20meshkuj.pdf

KOMENTE