Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pavioni i Shqipërisë, gëzim legjitim për një sukses të gjithëpranuar
English

Pavioni i Shqipërisë, gëzim legjitim për një sukses të gjithëpranuar

“Pavioni i Shqipërisë, gëzim legjitim për një sukses të gjithëpranuar!” Me këto mbresa, Kryeministri Edi Rama doli nga pavioni i Shqipërisë në Bienalen e Venecias.

Kryeministri Rama qëndroi gjatë në pavionin e Shqipërisë në Arsenale, kushtuar arkitekturës, titulluar “Monumente të Mundshëm Ardhmërisht të Parealizuara”, ku u prezantuan punët e dy artistëve shqiptarë “Penthouse” (Shtesat), një seri pikturash nga Edi Hila dhe “The Column“ (Kolona), video/instalacioni nga Adrian Paci.

Kryeministri e konsideroi praninë e Shqipërisë në Bienale si prezantim i Shqipërisë tjetër, asaj të kulturës dhe të artit.

“Për ne, për mua si Kryeministër i një vendi, i cili nga larg shihet si një vend që gjeneron ankth, është një betejë shumë e rëndësishme, nga njëra anë, për të investuar më shumë në kulturë dhe nga ana tjetër, për të paraqitur këtë anën tjetër të vendit, që paraqet një pamje shumë rrezatuese dhe shumë tërheqëse, e përfaqësuar nga artistë vërtet të mëdhenj, jo vetëm në artin pamor, por edhe në muzikë dhe në të gjitha sferat e krijimtarisë,” – u shpreh Kryeministri.

Kuratorja e pavionit të Shqipërisë Jonida Turani u shpreh se kjo paraqitje është vetëm fillimi i bashkëpunimeve të tjera. “Ky projekt nuk mbaron këtu, por shërben edhe si pikënisja e një debati që mund të vazhdojë veçanërisht në Shqipëri, sepse ky është edhe qëllimi ynë, pra, jehona dhe rezonanca e tij në vendin e origjinës,” – u shpreh Turani.

Edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumabaro shprehu krenarinë për suksesin e artistëve shqiptarë dhe paraqitjen dinjitoze të pavionit të Shqipërisë.

“Shqipëria flet të njëjtën gjuhë si të gjitha vendet e tjera, këtu në Bienalen e Venecias, për të përcjellë dinamikën e saj ku bashkëjeton energjia e të rinjve me thellësinë e një historie jo shumë të thjeshtë si kjo e jona, por me dëshirën e pashterur për rilindje dhe kreativitet. Është kjo dinamikë që transformon çdo ditë vendin tonë, në një moment kyç, me aspiratën e saj evropiane. Sot, Shqipëria flet përmes artit dhe potencialit të dy artistëve, Edi Hila dhe Adrian Paci,” – u shpreh Kumbaro.

Pavioni i Shqipërisë dhe paraqitja e dy artistëve Hila dhe Paci u vlerësuan me entuziazëm edhe nga kuratori italian Stefano Rabolli Pansera.

“Gjëja e veçantë dhe jashtëzakonshme e Shqipërisë është se në çdo kohë, ajo ka lënë gjurmë të forta, por që vërtet asnjëherë të përmbushura e të përmbyllura. Artistët tregojnë sesi kjo situatë, që për shumë sy europainë mund të duket një disavatanzh, përbën një mundësi për të krijuar potenciale, si një instrument kryesor për të imagjinuar arkitekturën në shekullin e 21-të,” – u shpreh Pansera.

I entuziazmuar, Kryeministri Rama doli edhe nga pavioni i Kosovës në Bienale. Kryeministri u ndal gjatë edhe në këtë pavion, ku shkëmbeu vlerësime me artistë dhe kuratorin e tij, i cili i foli Kryeministrit për idenë dhe elementet qendrorë të pavionit.

“Është një kullë nga shkëmbi, nga elementi popullor më i vjetër u yni , autentik, i cili mban të njëjtin emër me shkëmbin, gurin, shkëmbi edhe ulësja. Është element shumë i vjetër i arkitekturës sonë dhe ne e kemi transformuar në një shprehje moderne bashkëkohore, në një kullë rrethore. Pjesa tjetër e ekspozitës sonë prezantohet si një mur i kartëpostaleve . Janë 360 kartëpostale të ndryshme, të cilat tregojnë arkitekturën kosovare që nga viti 1863 e deri sot,” - u shpreh kuratori Gëzim Paçarizi.

Pavijoni i Shqipërisë u kurua nga Beyond Entropy Europe, fitues i “Luanit të Artë” në Bienalen e Artit, vitin e kaluar në Venecia.

KOMENTE