Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
AMF-ja të vendosë vetë për pagat
English

AMF-ja të vendosë vetë për pagat

Komisioni për Ekonominë dhe Financat mori në shqyrtim projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9584, datë 17.7.2006 “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura të krijuara me ligj” të ndryshuar””.

Konkretisht, ndër të tjera, propozohet që në pikën 1, të nenit 2, të shfuqizohet emërtimi “Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare”, ndryshim që konsiston në heqjen e këtij autoriteti nga fusha e veprimit të këtij ligji.

AMF-ja, megjithëse në ligjin e vet e ka të parashikuar ushtrimin në mënyrë të pavarur të kompetencave për shpërndarjen dhe përdorimin e fondeve, në praktikë nuk i ushtron dot për shkak të ligjit për pagat dhe strukturat e institucioneve të pavarura, i cili i ka hequr AMF-së pavarësinë e njohur me ligjin e vet organik. Aktualisht AMF-ja nuk ka pavarësi operacionale dhe nuk ka fleksibilitetin e nevojshëm për një rregullator financiar që të reagojë në kohë ndaj zhvillimeve të tregut me anë të ndryshimeve strukturore, element ky i nevojshëm në kushtet kur theksi po vihet mbi qëndrueshmërinë e sektorit financiar.

Komisioni për Ekonominë e miratoi në tërësi projektligjin në fjalë dhe u shpreh dakord për kalimin e tij në seancë plenare.

Në këtë mënyrë listës së gjatë të institucioneve të pavarura, të cilat vendosin vetë për pagën e tyre, i shtohet edhe autoriteti, ai i Mbikëqyrjes Financiare. Aktualisht AMF-ja nuk ka pavarësi operacionale, dhe nuk ka fleksibilitetin e nevojshëm për një rregullator financiar që të reagojë në kohë ndaj zhvillimeve të tregut me anë të ndryshimeve strukturore, element ky i nevojshëm në kushtet kur theksi po vihet mbi qëndrueshmërinë e sektorit financiar.

KOMENTE