English

500 forca policore, rrethojnë Lazaratin

Në vijim të komunikimeve të mëparshme mbi operacionin që po zhvillohet në Lazarat, ju bëjmë me dije se:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka vënë në gatishmëri gjithë strukturat operacionale të Policisë së Shtetit, të cilat do të vihen në lëvizje në varësi të situatës.

Aktualisht në terren janë rreth 500 forca policore, të cilët kanë bërë rrethimin e zonës.

Policia e Shtetit është e vendosur për realizimin e misionit të saj, si dhe për të “çliruar” dhe popullin e Lazaratit nga ky grup personash kriminal.

+++++++++++++++++++++++++

Sipёrfaqja e kultivuar me bimё narkotike ndodhet pranё banesёs sё Gate Mahmutaj nё periferi tё fshatit Lazarat.

Shtetasi Gate Mahmutaj ka qenё i dёnuar me 22 vite burgim dhe ёshtё falur.

KOMENTE