Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Stefan Agolli, hajduti i autobuzave kapet nga policia e kryeqytetit
English

Stefan Agolli, hajduti i autobuzave kapet nga policia e kryeqytetit

Më datë 16.06.2014 rreth orës 23.00 nga Komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Stefan Seat Agolli, 37 vjec, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Arrestimi i tij u bë sepse më datë 16.06.2014, në orën 17.30, në rrugën “Bardhyl” në autobuzin e linjës së Unazës, dyshohet se ka vjedhur protofolin, me një shumë prej 7200 lekë, një shtetaseje.

Shtetasi Stefan Agolli është kapur menjëherë pas ngjarjes në kryqëzimin e “Brrylit” në momentin që do të hidhte në lumin e Lanës sendet e vjedhura.

Në cilësinë e provës materiale ju sekuestruan sendet e vjedhura. Nga puna e bërë dhe nga kontrolli i banesave të shtetasit Stefan Agolli, është bërë dokumentimi i 10 vjedhjeve të ndodhura si me poshtë:

- Më datë 21.05.2014.
- Më datë 03.02.2014.
- Më datë 28.02.2014.
- Më datë 17.04.2014,
- Më datë 03.06.2014,
- Më datë 12.06.2014.

Gjithashtu u bë dokumentimi i ngjarjeve të ndodhura në territorin e Komisariatit Nr.3:

- Më datë 11.04.2014, në autobuzin e linjes së Unazës dyshohet se i ka vjedhur telefonin celularin një shtetaseje,
- Më datë 14.03.2014,
- Më datë 18.03.2014,
- Më datë 31.03.2014,
- Më datë 15.04.2014.
Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 134 i K. Penal.

KOMENTE