Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Anulohet helikopteri VIP i porositur nga Berisha
English

Anulohet helikopteri VIP i porositur nga Berisha

S.Topi - Qeveria heq dorë nga helikopteri VIP i planifikuar për t’u blerë nëpërmjet kontratës së lidhur mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe shoqërisë “Eurokopter”. Në projektligjin e mbërritur tashmë në Kuvend përcaktohet ndryshimi i kontratës duke marrë 2 helikopterë për misione humanitare dhe kërkim-shpëtimi në vend të helikopterit VIP të parashikuar në kontratën fillestare të nënshkruar nga Qeveria “Berisha”. Kështu në tërësi shteti shqiptar do të marrë tashmë jo 5, por 6 helikopterë pa ndryshuar vlera e parashikuar në fillim. Deri më tani në Shqipëri kanë ardhur tre helikopterë. Një i katërt pritet të vijë në shtator.

Ndryshimi i kontratës

Ministria e Mbrojtjes ndryshon kontratën me shoqërinë “Eurocopter”, duke marrë dy helikopterë në vend të një helikopteri VIP. Në projektligjin e mbërritur tashmë në Kuvend përcaktohet se: “Pas analizës së kryer nga strukturat përkatëse për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe në bazë të vlerësimit të leverdisshmërisë funksionale e operacionale, Ministria e Mbrojtjes, vendosi zëvendësimin e helikopterit Cougar AS532AL, në konfigurimin VIP, me 2 helikopterë EC 145 në konfigurimin SAR. Helikopterët EC 145 në konfigurimin SAR janë të përdorshëm kryesisht në misione humanitare dhe ato të kërkim-shpëtimit në situata emergjencash apo fatkeqësish natyrore”. Kjo ka bërë që të ndryshojë dhe kontrata e nënshkruar me ‘Eurocopter” si në objektin e saj, por dhe në kohëzgjatjen apo dhe shlyerjen e pagesës. Ndryshimet nisin nga numri i helikopterëve, tashmë do të jenë 4 helikopterë Cougar AS 532 AL të parashikuar që në fillim në kontratë dhe 2 helikopterë EC 145 në vend të helikopteri Cougar AS 532AL, në konfigurimin VIP.

Pagesa

Sa i përket pagesës, pas negociatave shtesë të kryera mes palëve është rënë dakord që detyrimi i Shqipërisë ndaj “Eurocopter” mos ndryshojë edhe pse porosia e re fillimisht parashikonte një shtesë prej rreth 500.000 euro. Ministria e Mbrojtjes negocioi me përfaqësuesit e “Airbus Helicopters”, (emërtimi i ri i shoqërisë “EUROCOPTER” prej datës 7 janar 2014) vlerën e dy helikopterëve EC 145, në konfigurimin SAR, të ofruar nga shoqëria në përgjigje të kërkesës së saj. Fillimisht vlera e dy helikopterëve EC145, në konfigurimin SAR, dhe paketa mbështetëse tejkalonin vlerën e helikopterit Cougar VIP, që do të zëvendësohet. Negociimi kishte të bënte me ofertën e versionit të helikopterit EC 145, SAR, në versionin me 9 sedilje; paketën e shërbimit e të mirëmbajtjes si dhe pjesët e konsumit dhe instalimin e bllokut të radiove në helikopterë, që të plotësojë standardet civile dhe ushtarake. “Vlera totale e këtyre elementeeve, të negociuara nga pala shqiptare, përllogaritet në rreth 500.000 euro më shumë sesa vlera e helikopterit Cougar AS532AL, në konfigurimin VIP të zëvendësuar. Në vijim të negociatave u pranua që elementet e mësipërme të ofrohen nga shoqëria “Airbus Helicopters’, pa kosto financiare shtesë për Ministrinë e Mbrojtjes. Pra, me gjithë ndryshimet e reflektuara, çmimi total i kontratës mbeti i pandryshuar, në vlerën prej 78.633.288 eurosh”, - sqaron Ministria e Mbrojtjes në projektligjin e hartuar prej saj. Kontrata e blerjes së helikopterëve është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë për pasojë çdo ndryshim i saj duhet të votohet sërish nga Legjislativi. Ministria e Mbrojtjes, në vitin 2009, ka lidhur me shoqërinë “Eurocopter” kontratën për blerjen e 5 helikopterëve shumërolësh, të tipit Cougar AS532 AL, të versionit ushtarak të familjes së helikopterëve Super Puma. Aktualisht, prej 5 helikopterëve të kontraktuar me “Eurocopter” janë marrë në dorëzim tre helikopterë Cougar, përkatësisht në konfigurimet SAR, MEDEVAC dhe TTH1. Gjithashtu, pritet që në qershor të merret në dorëzim dhe të ulet në shtator në Aeroportin e Rinasit helikopteri i katërt Cougar në konfigurimin TTH2, shkruan 'shekulli'.

KOMENTE