English

Bukuresht. Inagurohet busti i Ismail Qemalit

Gjatë qëndrimit në Bukuresht, Ministri Bushati, mori pjesë dhe mbajti një fjalë në ceremoninë e veçantë te inagurimit të bustit të Ismail Qemalit. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm anëtarë të Parlamentit rumun, ish Presidenti rumun z.Iliesku, Kryetari i Bashkisë së Bukureshtit Sorin Oprescu,përfaqësues të trupit diplomatik dhe diaspora shqiptare që jeton në Rumani.

Ministri Bushati në fjalën e tij vlerësoi lartë të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre në realizimin e kësaj vepre dhe e konsideroi ngritjen e bustit të Ismail Qemalit, në qendër të Bukureshtit, si një dëshmi të fortë të lidhjes mes Shqipërisë dhe Rumanisë.

Gjithashtu Ministri Bushati u shpreh se veprat e themeluesit të shtetit shqiptar dhe e gjithë bashkëkohësve të tij flasin qartë për aftësitë shtet formuese dhe shtet ndërtuese të kombit tonë.

KOMENTE