Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
3 shtetas për Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike
English

3 shtetas për Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike

Dje, nga Seksioni Kundër Korrupsionit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin për Korrupsionin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në kuader të operacionit policor të koduar “Targat”, u arrit arrestimi në flagrancë i shtetasve :




Altin Ramadan Shehu, 29 vjec, banues në Tiranë, me detyrë punonjës pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Trasportit Rrugor Tiranë, në Sektorin e Kontrollit Fizik të Automjetit.
Feride Hamdi Kateshi, 43 vjec, banues në Tiranë, me detyrë punonjëse pranë një Kompanie Sigurimi.
Po ashtu u procedua në gjëndje të lirë shtetasi Kastriot.R, 41 vjec, banues në Tiranë, me detyrë punonjës pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Trasportit Rrugorë Tiranë.



Arrestimi i tyre u bë në funksion të një procedimi i regjistruar rreth 6 muaj më parë për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 259 dhe 25 te Kodit Penal.


Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohet se përgjatë ushtrimit të detyrës kanë abuzuar, në drejtim të targimit të mjete (me numra te njejte dhe duke bërë makinat me xhama të errësuar) kundrejt një përfitimi në prej 50. 000 deri ne 80.000 lekësh.


Përgjatë momenteve të arrestimit të shtetasve të sipër cituar u sekustruan në cilësinë e proves materiale shuma e parave prej 200.000 mijë lekësh, 500 euro.


Ky hetim është ndjekur me metoda proaktive ndërkohë që vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.


Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve Altin Shehu, Feride Kateshi dhe Kastriot.R.

KOMENTE