Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e Shtetit vijon operacionin në Lazarat. Asgjësohet 1 ton e 782 kg marijuanë
English

Policia e Shtetit vijon operacionin në Lazarat. Asgjësohet 1 ton e 782 kg marijuanë

Policia e Shtetit vijon operacionin në Lazarat për kontrollin e territorit dhe ambienteve, me qëllim gjetjen e asgjesimin e lëndëve narkotike, sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme, kryerjen e veprimeve procedurale dhe hetimore, si dhe vënien para drejtësisë të atyre personave që kanë kryer veprime të kundraligjshme.


Gjatë ditës së sotme, datë 27.06.2014, nga kontrollet e ushtruara është bërë e mundur:


- gjetja e asgjesimi i një sasie prej 1 ton e 782 kg marijuanë në 3 ambiente të ndryshme


- gjetja e sekuestrimi i 11 armë zjarri automatikë


- gjetja e sekuestrimi i 3 armë zjarri pushkë


- gjetja e sekuestrimi i 3 armëve të gjahut çifte


- gjetja e sekuestrimi i 3705 fishekë të llojeve të ndryshme


- gjetja e sekuestrimi i 930 copë kapsolla detonatore


- është sekuestruar 1 kallëp tritol, 1 granatë


- është sekuestruar 30 ml fitil zjarrpërcjellës dhe një sasi tjetër fitili zjarrpërcjellës.


- është sekuestruar 1 automjet

KOMENTE