English

Çfarë është vagina?

Vagina është një pjesë që i sjell kënaqësi trupit të gruas. Vagina luan rolin e "kanalit të lindjes". Mrekullia e saj qëndron se gjatë lindjes kjo zgjatet , bëhet mjaft e madhe duke lejuar trupin e fëmijës të kalojë. Kthehet në gjendjen e mëparshme vetëm 6 javë pas lindjes.

Vagina është e hapur nën uretrën dhe rreth vendit ku buzët e mëdha dhe të vogla ndodhen së bashku me anusin.
Vagina është një tub i gjatë rreth 7-8 cm dhe muret e saj përbëhen nga tre shtresa të ndryshme.
1. membrana mukoze
2. shtresë e hollë muskulore
3. indi lidhor dhe që përbën shtresën më të fortë të mureve vaginale..

Vagina nuk përmban ajër pasi normalisht qëndron e mbyllur, por nëqoftë se një grua lind disa fëmijë ajo mbetet e zgjeruar dhe lejon futjen e ajrit.

Vagina ka tre funksione:

1. shërben si një dalje e mensturacioneve dhe vend për vendosjen e tamponëve
2. adapton penisin gjatë aktit seksual ku mbledh spermën dhe e drejton për në qafën e mitrës.
3. pjesë e kalait të lindjes së fëmijës.

Vagina mbulohet nga sipër si vazhdim i shtresës së sipërme të qafës së mitrës. Qafa e mitrës ndodhet brenda në vaginë rreth 1 inch.

Një gruaje mund ti shihen muret e vaginës vetëm përmes një spekulumi gjinekologjik.
Në të kundërt nëse gjatë lindjes vagina është dëmtuar, muret mund të shihen me një pasqyrë.

KOMENTE