Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nishani takon përfaqësuesit e Asamblesë së 8-të të Shoqatës së Ombudsmanëve të Mesdheut
English

Nishani takon përfaqësuesit e Asamblesë së 8-të të Shoqatës së Ombudsmanëve të Mesdheut

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani priti dje në Institucion përfaqësuesit e Asamblesë së 8-të të Shoqatës së Ombudsmanëve të Mesdheut.

Në fjalën e Tij, Presidenti Nishani, pasi ndau me të pranishmit edhe arritjen më të fundit madhore të vendit tonë në rrugëtimin evropian – marrjen e statusit të vendit kandidat, – nënvizoi rëndësinë që ka shkëmbimi i përvojës pozitive mes institucioneve homologe të avokatit të popullit në Evropë dhe më gjerë, me qëllim mundësimin dhe sigurimin e standardeve më të arrira e demokratike për qytetarët shqiptarë.

Presidenti vuri në dukje gjithashtu se hartimi i një legjislacioni bashkëkohor, zbatimi i tij pa u ndikuar nga politika, si dhe shoqërimi me mjetet financiare përkatëse, do të ndihmojë në krijimin dhe funksionimin e institucioneve të pavarura, efikase dhe transparente, të cilat janë dhe shtyllat e demokracisë.

KOMENTE