Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Administrata tatimore dhe doganore në testime
English

Administrata tatimore dhe doganore në testime

Pas tre muaj trajnim të rreth 550 punonjësve të administratës doganore dhe tatimore,në (datë 28 qershor) nisi testimi për rreth 200 inspektorë tatimorë. Javën tjetër do të jetë testimi për punonjësit e doganave. Në testim nuk do të ketë vetëm inspektorë, por edhe nivel menaxherial, pra drejtues që janë rreth 85. Testimi është kryer në ambientet e fakultetit Ekonomik, në Tiranë. Procesi është ndjekur nga afër nga zëvendësministri i Financave z. Ervin Mete.

Ky testim (sipas akteve legale të Akademisë Fiskale) është pjesë e vlerësimit vjetor për të punësuarit, ndërsa për të punësuarit e rinj është mundësia e konfirmimit ose e kalimit me sukses të periudhës së provës ose e thënë ndryshe përcakton mundësinë profesionale të secilit për të përmbushur standardet të kërkuara nga organet fiskale.

Totali i pikëve është 100 dhe personat që do të vlerësohen me 70 ose më shumë pikë do të pajisen me certifikatë. Komisionet e testimit përbëhen nga 5 persona, të cilët janë përcaktuar nga Bordi i Qendrës së trajnimeve. Në përbërjen e komisionit është një përfaqësues nga Qendra e Trajnimeve, një nga organizatat e kontabilitet, një përfaqësues nga Ministria e Financave dhe një person të spikatur nga fusha e tatimeve. Po ky format do të jetë edhe për testimin e doganave.

Vlerësimi i dijeve është bërë sipas një testi të përbërë nga pyetje me versione, të cilat janë përgatitur nga komisioni i testimit, për secilën nga administratat. Për të përcaktuar cilësinë e përgjigjeve të të testuarve do të vendoset një prag pikësh, i cili do të përbëjë edhe kufirin e ndarjes së përvetësimit të temave të realizuara gjatë 3-muajve (29 mars-28 qershor).

Në ciklin e trajnimeve të ofruara nga Akademia Fiskale, të cilat zgjatën rreth 3 muaj, morrën pjesë rreth 550 punonjës të administratës tatimore dhe doganore, të punësuar rishtazi, por dhe 85 drejtues të lartë. Përveç punonjësve të dy administratave fiskale, në to kanë marrë pjesë dhe përfaqësuesit e biznesit, me qëllim shmangien e interpretimeve të ligjeve fiskale sipas “standardit të gjithsecilit”. Trajnimet janë të strukturuar në mënyrë të tillë që të ofrojnë dije si në fushën e teknikës , ashtu dhe atë të administrimit, të cilat vijnë si kombinim e teorisë me raste praktike.

Kanë qenë 4 programe të ndryshme trajnimi: Për inspektorët tatimorë, Për menaxherët e tatimeve; Për punonjësit e doganave; Për menaxherët e doganave. Të gjithë programet përmbajnë njohuri për kodin e etikës, si domosdoshmëri njohjeje dhe zbatimi për çdo nivel punonjësi. Kjo temë është zhvilluar nga lektorët e kompanisë “Crown Agents”, por edhe nga specialistë shqiptarë të fushës.

Domosdoshmërisht në programe ka pasur temat e organizimit dhe funksionimit të institucioneve përkatëse, temat e secilit ligj të përmbajtjes, temat e njohjes së procedurave të administrimit, temat e proceseve të punës (manualeve të punës), tema të teknologjisë së informacionit, dhe sigurisht tema që flasin për procese të rëndësishme të administratave fiskale siç janë: kontrolli, hetimi, apelimi, apo dhe ligje specifike si “E drejta e pronësisë intelektuale”. Në mënyrë të përmbledhur temat e përzgjedhura prekin çdo funksion të administratave përkatëse dhe çdo ligj me të cilin caktohen dhe mblidhen të ardhurat.

Trajnimet janë zhvilluar në kuadër të përmbushjes së objektivit të Ministrisë së Financave për reformimin inovativ të institucioneve fiskale, krijimin e një klime më të mirë dhe më të sigurt për biznesin. Qeveria shqiptare është pozicionuar qartë dhe prerë për një administratë fiskale ndryshe, moderne e eficiente, në linjë me standardet e Bashkimit Europian.

Prioriteti i Ministrisë së Financave dhe qeverisë shqiptare është ndryshimi i perceptimit për punonjësit e administratës fiskale, edukimi i tyre etik e profesional, aftësimin e tyre për të thithur e reflektuar reformat institucionale, për t`ju përgjigjur proceseve të integrimit, për të arritur objektivin e maksimizimit të mbledhjes së të ardhurave, por edhe për t’i shërbyer me profesionalizëm dhe integritet tatimpaguesve, në respekt të të drejtave dhe detyrimeve të tyre.

KOMENTE