Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reformimi i Sistemit Arsimor Parauniversitar
English

Reformimi i Sistemit Arsimor Parauniversitar

Ministria e Arsimit dhe Sportit prezantoi sot në Universitetin e Arteve, Raportin Paraprak për politikat e reformimit të Sistemit Arsimor Parauniversitar.

Në këtë konferencë Ministrja Nikolla u shpreh se rruga e reformave është e gjatë, por janë hedhur disa hapa të rëndësishme si ato të përafrimit të sistemeve arsimore me Republikën e Kosovës.

“Qasja e re ndaj kurrikulës, duke e bazuar atë në kompetenca, paraqet një zhvendosje domethënëse nga kurrikula tradicionale, duke e përafruar me kurrikulat e vendeve evropiane dhe kërkon ndryshime të thella, që prekin të gjithë sistemin arsimor, dokumentacionin kurrikular, organizimin dhe vlerësimin e nxënieve, reformimin e sistemeve të formimit fillestar, të kualifikimit dhe të zhvillimit profesional të burimeve njerëzore në punë, deri tek infrastruktura fizike e institucioneve arsimore”, tha Ministrja.



Sipas saj, harmonizimi i sistemit tonë parauniversitar me sistemin arsimor të Kosovës dhe sistemet arsimore evropiane do të zhvillojë në vijimësi kapacitetet e sistemit arsimor për nxënie cilësore, të krahasueshme me ato të vendeve evropiane. “Ndihemi me fat që në përballjen me sfidat e procesit reformues kemi arritjet, përvojat dhe bashkëpunimin e kolegëve dhe të specialistëve të Kosovës. Harmonizimi i dy kurrikulave tona siguron zbatimin e ligjit tonë të ri për arsimin parauniversitar, sipas të cilit kurrikula hartohet dhe zbatohet në bazë të kompetencave themelore të nxënësve. Nga ana tjetër, kurrikulat e dy vendeve konkretizojnë kornizën evropiane të kompetencave kyç për nxënien gjatë gjithë jetës” u shpreh Znj. Nikolla .



Konferenca dy ditore (3 dhe 4 korrik) është një ndër aktivitetet më të rëndësishme të MAS-it, që prezanton Reformën e Arsimit Parauniversitar, në funksion të zhvillimeve strategjike të vendit.

Grupi i punës, i mbledhur që në muajin nëntor 2013-të, ka hartuar raportin paraprak, pas konsultimeve me ekspertë nga vendit dhe Kosova. Gjatë këtij muaji dhe me nisjen e vitit të ri akademik do të zhvillohen trajnime me mësuesit, ndërkohë që risia e kësaj reforme është se për herë të parë është projektuar pilotimi i kurrikulës në disa klasa, deri në hyrjen në zbatim të plotë të saj në periudhën 2018-2019.

Reforma në Sistemin Arsimor Parauniversitar do të sjellë ndryshime që përmirësojnë cilësinë e arritjeve, efikasitetin në përdorimin e burimeve, me përparësi në dy drejtime kryesore: kulturën e re të nxëni,t menaxhimin efikas të burimeve.

KOMENTE