English

Roli i grupit të gjakut mbi mundesinë e shtatzanisë

Studimet kane zbuluar rolin e grupit te gjakut mbi mundesine e shtatzanise.

Ajo cka ndikon ne mundesine me te madhe apo te vogel per te ngelur shtatzene eshte edhe grupi I gjakut. Ky eshte nje konfirmim I nxjerre nga nje studim amerikan ne bashkepunim me “Albert Einstein College of Medicine” dhe Universitetit Prestigjos “Yale”.

Sipas studiuesve qe kane realizuar kete studim duke analizuar nje kampion prej 560 femrave me moshe mesatare 35 vjec, kush I perkishte grupit te gjakut zero tregonte edhe nje magazinim vezoresh me me pak cilesi e me inferiore se niveli qe kishin femrat e tjera. Kjo do te thote.

Te gjitha femrat e ekzaminuara kishin patur probleme ne ngjizje dhe I ishin drejtuar konsultave mjekesore per te vertetuar nivelin e tyre te pjellorise. Mjeket kane analizuar kampionet e gjakut per te ekzaminuar disa vlera hormonale nder to FSH, hormoni gjender stimulues I lidhur me prodhimin e vezeve, duke kuptuar keshtu qe ne prezence te nje vlere mbi 10 rreziku per te patur probleme e vonese ne ngjizje shtohet ne menyre domethenese. Nje nivel I larte I FSH ne fakt tregon pranine e qelizave veze te nje cilesie jo shum te mire.

Ne kete pike studiusit krahasuan te dhenat duke zbuluar keshtu qe femrat te cilat i perkisnin grup gjakut zero, tregonin se mundesia ishte dy here me e larte qe ato te kishin nivelin e FSH mbi normat e per rjedhoje dy here me teper probleme me ngjizjen e femijes.

E gjithe kjo pavaresisht elementit moshe qe megjithate eshte nje nga aspektet kryesore per tu marre ne konsiderate per ata qe duan te kene femije.

Ky zbulim ende ka perqindje te ulet kurioziteti duke qene se nuk ekzistojne studime te tjera lidhur me kete fakt, por mund te jete baza per kerkime studimore te metejshme per te zbuluar lidhjen qe realisht ekziston mes ketyre dy aspekteve, pjellorise e grupit te gjakut.

KOMENTE