Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tuneli Tiranë-Elbasan i mbyllyr deri në 12 korrik
English

Tuneli Tiranë-Elbasan i mbyllyr deri në 12 korrik

Për të gjithë ata që do të udhëtojnë drejt jugut të vendit kryesisht përmes Elbasanit do të duhet të kalojnë nga rruga e vjetër pasi tuneli do të mbyllet deri në 12 korrik 2014. Tuneli i aksit rrugor Tiranë-Elbasan, mbyllet për shkak të punimeve që po kryhen në tunel.

Këtë lajm e ka bërë të ditur inxhinieri i firmës greke “Aktor” Angelo Dhimitriu, inxhinieri që po kryen punimet.

Tuneli Elbasan-Tiranë vijon të jetë i bllokuar që prej datës 25 qershor, për shkak të kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e segmentit nga rrethrrotullimi i Bradasheshit deri në hyrje të tunelit në Krrabë.

Ministria e Brendshme kishte parashikuar që tuneli të hapej në 28 qershor por punimet nuk janë mbyllur ende. Sipas Angelo Dhimitriu, në tunel po punohet intensivisht dhe në mënyrë të pandërprerë për të mbyllur punimet brenda 12 korrikut.

“Deri në këtë kohë, ritmi i punimeve do jetë shumë i madh, pasi do duhet shumë punë që të mbarohet brenda afatit”, ka thënë inxhinieri.

Në këtë mënyrë deri më 12 Korrik, të gjithë drejtuesve të automjeteve u duhet të kalojnë nga aksi i vjetër rrugor, ai i Qafë-Krrabës.

KOMENTE