Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestimet, ndalimet dhe procedimet gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri
English

Arrestimet, ndalimet dhe procedimet gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

Seksioni për narkotikët

Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D.D., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 13:00, në rrugën ‘‘Llazi Miho’’, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe bllokua 0.4 gram lende narkotike e llojit “Heroinë“. Neni 283 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, u ndalua shtetasi Ilir Ismahil Malaj, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se Gjykata e Triestes Itali, me vendim datë 15.05.2005, e ka dënuar me 8 vjet, 4 muaj e 10 dite burg, për veprën penale "Trafikim droge".
Seksioni për korrupsionin

Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit M.B. e K.B., vjeç 55 e 47, banues ne Tiranë, me detyrë punonjwse te Z.V.R.P.P Tiranë dhe ish Drejtor i Aluizni Drejtoria Rajonale Tiranë, pasi në bazë të raport kontrollit të Kontrollit të Larte të Shtetit, ka rezultuar se shtetasi K.B., në vitin 2012, ka pajisur me leje Legalizimi në shkelje të ligjit, dy ndërtime pa leje në zonën e qytetit Studenti Tiranë dhe në vijim këto ndërtime janë regjistruar ne Z.V.R.P.P Tiranë, në kundërshtim me ligjin e Regjistrimit, duke shmangur detyrimet që duhet të kalonin në arkën e shtetit. Nenet 248 dhe 186 të Kodit Penal.
Seksioni për krimet ndaj jetës

Më datë 08.07.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Artur i Zef Kolpepaj, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin penal nr. 325, datë 31.03.2014, ka lënë në fuqi vendimin nr. 1064, datë 29.07.2013, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, e cila e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë"” dhe "Vetëgjyqësi në bashkëpunim”. Nenet 110/2, 277 e 25 të Kodit Penal.
Seksioni për krimet ndaj pronës

Më datë 08.07.2014, u ndalua shtetasi Alban Sulejman Kaca, vjeç 20, banues në Paskuqan, për veprën penale të ”Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie. Neni 109/b i Kodit Penal.
Seksioni i kërkimit

Më datë 08.07.2014, rreth orës 13:20, u kap shtetasi në kërkim Ilir Ismahil Malaj, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Triestes Itali, me vendim datë 15.05.2005, e ka dënuar me 8 vjet, 4 muaj e 10 dite burg, për veprën penale "Trafikim droge". Neni 110 i K.P. Italian.
Më datë 07.06.2014, u ndalua shtetasi në kërkim, i ekstraduar nga Interpoli Tirana nga Italia, Elton Xhemal Koxherri, vjeç 29, banues në Martanesh Bulqizë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendim nr. 510, datë 16.05.2014, e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprat penale të “Plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim”. Nenet 88/1 e25 të Kodit Penal.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm

Më datë 08.07.2014, u ndalua shtetësia Afërdita Ramiz Kraja, vjeç 44, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, me vendim nr. 1470, datë 07.07.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Neni 245/1/2 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje te lirë për shtetasin O.A., vjeç 61, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 05.07.2014, në banesë ka rrahur ish/bashkëshorten, E.V., vjeç 59, e cila në muajin Janar të vitit 2014, ka marrë urdhrin e mbrojtjes së menjëhershme nga Gjykata. Neni 321/2 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.F., vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 16:00, në Rrugën e Kavajës, gjate kryerjes se detyrës nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë. Neni 242 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 08.07.2014, rreth orës 12:30, shtetësia M.M., vjeç 40, banuese në Tiranë, kallëzon së, në banesë, vëllai shtetasi G.M., vjeç 50, i sëmure psiqik ka ushtuar dhunë fizike i cili u dërgua për trajtim mjekësor në spitalin Psikiatrik Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Y.T., vjeç 59, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 10:10, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin A.J., vjeç 58, banuese në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve B.Y. e S.Y., vjeç 55, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, kanë ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, rreth orës 02:30, në banesë, shtetasia I.K., vjeç 20.09.1958, në gjendje depresioni, ka tentuar që të presë damarët e duarve, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Më datë 07.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M.L., vjeç 18, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar shtetasen V.L., vjeç 51, banuese në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Ndriçim Qamil Duka, vjeç 42, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim penal Nr. 1448, datë 03.07.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “Kanosja”. Nenet 278/4 e 84 të Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset M.Ll. e A.Q., vjeç 36 e 31, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 15:00, për motive të dobëta, kanë goditur me grusht njëra-tjetrën. Neni 90 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, rreth orës 20:00, në rrugën “Bardhok Biba”, shtetasi G.J., vjeç 39, banues në Tiranë, duke hyrë në banesë, është goditur nga një person me një mjet shpues. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 09.07.2014, rreth orës 02:00, në Rrugën e Durrësit, është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit L.B., vjeç 42, banues në Tiranë, ku kanë marre 15 telefona të markave të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 08.07.2014, shtetasi B.Sh., vjeç 33, banues në Tiranë, kallëzon se se bashkëshortja R.Sh., vjeç 27, banuese në Tiranë, është larguar vetë nga banesa në datë 19.06.2014, duke braktisur dy fëmijët e mitur të moshës 11 dhe 6 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Neni 124 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.Q., vjeç 55, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e Dajtit, zona e "Freskut", në një objekt në ndërtim ka marre një matrapik hekuri, në pronësi të shtetasit A.P., vjeç 53, banues në Tiranë, pa pëlqimin e tij. Neni 277 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, u plotësua kërkesë - padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen Xh.I., vjeç 26, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti E.I., vjeç 29, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjie ndaj saj. Materialet do ti kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.
Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lire për shtetasen K.Gj., vjeç 22, lindur ne Rrëshen dhe banuese ne Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasve E.I. dhe A.I. vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohen se te një restorant, për motive të dobëta, kanë kanosur dhe goditur me grusht shtetasin A.H., vjeç 27, banues në Tiranë, punonjës i restorantit. Neni 84 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 07.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I.H., vjeç 42, banues në Kamzë, pasi dyshohet se rreth orës 20:30, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësin e policisë, të Komisariatit Nr .5. Neni 236 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Xh.B., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 09:00, ka penguar për shoqërimin e një shtetasi e kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë së rendit. Neni 238 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi A.C., vjeç 17, banues në fshatin Tapizë, pasi dyshohet se më datë 08.07.2014, në aksin Valias-Kamëz, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayango 3”, pa targë dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet e sekuestrua një thikë dhe një dorezë hekuri. Nenet 279/ 2 dhe 291 të Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, rreth orës 10:00, në rrugën “Azem Galica”, është konstatuar vjedhja e banesës së shtetasit P.M., vjeç 33, banues në Tiranë, ku kanë marrë një televizor plazma dhe një aparat celular. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lire për shtetasin N.V., vjeç 19, banues në Kamzë , pasi dyshohet se rreth orës 16:00, në Institut Bujqësor ka goditur me grusht dhe mjete të forta, për motive të dobëta, shtetasin L.d., vjeç 17, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Gjovalin Pjeter Hasani, vjeç 44, banues në Bathore, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj bashkëjetueses S.D., vjeç 25. Nenet 102 e 130/a të Kodit penal.
Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I.R., vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 07.07.2014, rreth orës 10:00, në aksin rrugor Durrës Tiranë, në ambientet e servisit të “BMV”, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin A.B., vjeç 37, banues në Paskuqan, Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasi E.H., vjeç 43, banues në Kuçovë, menaxher i nje firme ndërtimi, pasi dyshohet se në lagjen e Re, Vorë, kanë dëmtuar kabllin elektrik të linjës Vora 4. Neni 156 i K.P. Nr. Unik TRK 6140666.
Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D.F., vjeç 55, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 09:30, te Mali i Robit, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore Kavajë. Neni 242 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit P.R. e F.T., vjeç 49, banues në Kavajë e Gosë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 12:30, në bulevardin kryesor Kavajë, shtetasi P.R. duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka hapur derën e mjetit dhe shtetasi F.T. është përplasur me derën duke drejtuar mjetin fugon “Taksi”. Për pasojë është aksidentuar pasagjeri G.T., vjeç 23, i cili ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën. Nenet 290/1 i Kodit Penal.
Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 07.07.2014, që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases V.M., vjeç 17, banuese në Rrogozhinë, rreth orës 20:00, u kap kjo shtetase, e cila ka deklaruar se është larguar nga banesa me dëshirën e saj. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë.
Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B.A., vjeç 22, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 00:10, në Golem, në gjendje të dehur, ka dëmtuar me një shishe birre, disa neone reklamash drite të marketit të shtetasit G.K., vjeç 36, banues në Tiranë. Nenei 150 i Kodit Penal.
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 08.07.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Q., vjeç 16, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 18:00, në rrugën “Qemal Stafa”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lire për shtetasin Xh.C., vjeç 52, banues në Ersekë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 18:30, në rrugën “Mine Peza”, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz”, është përplasur me çiklomotorin e markës “Zonsheng”, me targë C AA406, me drejtues shtetasin I.I., vjeç 59, banues në Tiranë. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i çiklomotorrit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit D.M., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 18:30, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, duke drejtuar motorin e markës “Lifan”, ka goditur këmbësoren S.M., vjeç 65, banuese në Tiranë, pas goditjes drejtuesi i mjetit se bashku me mjetin është larguar nga vendngjarja. E aksidentuara në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D.T., vjeç 24, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 21:00, në rrugën “Teodor Keko”, duke drejtuar mjetin tip “B.M.V”, ka goditur mjetin tip “Benz”, drejtuar nga shtetasi R.B., vjeç 53 , banues në Tiranë. Për pasojë është dëmtuar shtetësia N.B., vjeç 46, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
DREJTORIA RAJONALE KUFIRIT&MIGRACIONIT TIRANË

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas

Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.Sh., vjeç 15, banues ne Paskuqan, pasi dyshohet se rreth orës 05:00, në PKK-Rinas, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një kartë identiteti italiane, lëshuar në emër të shtetasit italian A.B. me foton e shtetasit S.Sh., e dyshuar si e falsifikuar. Neni 189 Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, rreth orës 19:00, në PKK-Rinas, u ekstradua nga Anglia dhe ju dorëzua Drejtorisë së Burgjeve shtetasi i dënuar Ylli Seit Xhelo, vjeç 41, banues në fshatin Poshnje, pasi Mbretëria e Bashkuar e ka dënuar me 17 vjet burg për veprën penale të vrasjes me dashje dhe i kanë mbetur të vuajë edhe 7 vjet.

DREJTORIA E POLICISË QARKUT DURRËS

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K.A., vjeç 34, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 07:00, në lagjen nr. 15, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, shtetasin S.F., vjeç 50, banues Durrës. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Skerdilaid Tigri Godo, vjeç 36, banues në Tirane, pasi dyshohet se me datë 14.06.2014, rreth orës 10:30, në lagjen nr.9, në një hotel, ka vjedhur një telefon. Neni 134/1 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Ilirjan Themo Memo, vjeç 35, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 14:00, në lagjen nr 13, ka tentuar të vjedhë matësit elektrik në një pallat. Nenet 134 dhe 22 Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, gjate natës, në lagjen nr. 11, pranë banesës, shtetasit M.A., vjeç 29, i kanë vjedhur mjetin tip “Ford Fugon”. Punohet për identifikimin e kapjen e autoreve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, në lagjen nr. 4, pranë banesës, shtetasit S.Xh., vjeç 25, banues në Durrës, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, i cili është gjetur në Shënavlash, i braktisur. Punohet për identifikimin e kapjen e autoreve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit te menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen L.Sh., vjeç 32, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti M.Sh., vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.
Më datë 08.07.2014, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin A.R., vjeç 46, e banues Xhafzotaj, pasi dyshohet se është dhunuar psikoligjikisht e fizikisht nga djali tij I.R., vjeç 20, banues në Xhafzotaj. Materialet do ti kalojnë Gjykatës së Rrethit Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.
Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 08.07.2014, gjatë natës, në fshatin Tapizë, shtetasit R.D., vjeç 28, i kanë vjedhur motorin tip “Mejduo”. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni134 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit B.X. e F.Xh., vjeç 32 e 50, banues në Borizanë e Larushk Krujë, pasi dyshohet se rreth orës 10:00, në Fushë Krujë, për motive të dobëta, kane goditur me grusht njëri tjetrin. Neni 89 Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.U. e B.U., vjeç 24 e 39, banues në Durrës, pasi dyshohet se kanë shqetësuar nëpërmjet telefonit celular, shtetasin V.B., vjeç 50, banues në Sukth. Neni 275 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, u arrestua në flagrancë shtetasit Marglen Shaban Smoqi, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se sot rreth orës 11:30, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Kavasaki”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin Sh.K., vjeç 52, banues në Shijak, pasi dyshohet se vëllai B.K., vjeç 61, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT ELBASAN

Sektori për krimin ekonomik e financiar

Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.M., vjeç 27, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në vitin 2005, ka nxjerrë një pasaportë me gjeneralitetet e shtetasit S.P., vjeç 28, banues në Elbasan. Neni 189 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Sh.T., vjeç 72, banues në Elbasan, pasi dyshohet se i ka falsifikuar dokumentet për një truall 2500 m2 , në pronësi të shtetasit G.M., vjeç 69, banues në Elbasan, . Neni 186 i Kodit Penal.
Seksioni kundër krimeve ndaj pronës

Më datë 08.07.2014, nje 23 vjeçar, banues në fshatin Mlizë, kallëzon se më datë 08.07.2014, rreth orës 23:00, në fshatin Mlizë, pasi ka mbyllur dyqanin ushqimor, dy persona të panjohur i kanë kërkuar lekë dhe meqw nuk dispononte, kanw qwlluar me armë nw ajwr. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 140, 22 dhe 25 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Elbasan

Në vijim të informacionit datë 07.07.2014, për goditjen me mjete të forta të shtetasit J.L., më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.H., vjeç 31, banues në Elbasan. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Elton Hekuran Meta, vjeç 18, banues në fshatin Gjyralë, pasi dyshohet se rreth orës 13:00, në Gostim, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dajang”, pa targa. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Emiljan Pëllumb Haka, vjeç 27, banues në fshatin Vidhas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim datë 09.06.2014, e ka dënuar me 15 ditë burg, për “Drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Xh.H., vjeç 72, banues në fshatin Rrasht, pasi dyshohet se në rreth orës 09:30, në fshatin Buçimas, ka kundërshtuar vendimin nr. 316, datë 20.06.2014, të Gjykatës së Rethit Gjyqësor Elbasan, ka korrur të mbjelluart (grurin) e shtetasit H.h., vjeç 71, banues Pogradec. Neni 321 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, u ndalua shtetasi Shpëtim Selim Mekshi, vjeç 21, banues në fshatin Pishkash, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me datë 08.07.2014, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprën penale “Vjedhje në bashkëpunim”, më datë 24.06.2014. Neni 134/2 Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË QARKUT KORÇË

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 08.07.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Safet Ibrahim Kullolli, vjeç 62, banues në Pogradec, pasi dyshohet se rreth orës 11:00, në lagjen nr. 2, u kap duke ushtruar aktivitet të paligjshëm të shkëmbimit valutor. Neni 170 /ç.
Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 07.07.2014, rreth orës 23:00, në lagjen 10, një person i paidentifikuar, ka ushtruar dhunë ndaj shtetasit A.I., vjeç 53, banues në Korçë, shitës në një karburant dhe i ka mare 15.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 139 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, gjatë natës, në fshatin Zëmblak është vjedhur me thyerje dyqani i shtetases S.M., vjeç 52, ku kanë marrë sende të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, shtetasit e mitur R.Sh., D.T. e R.M., vjeç 11, 12 e 13, banues në fshatin Kamenicë, pasi dyshohen se gjatë natës, në lagjen nr. 10, në magazinën e shkollës mekanike “Demir Progri”, kenë vjedhur sende të ndryshme. Neni 134/2 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Fiqiri Zija Telo, vjeç 56, banues në fshatin Plasë, pasi dyshohet se rreth orës 14:00, pranë fshatit Cangonj, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, me targë AA 824 CS. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L.B., vjeç 49, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 16:00, në lagjen nr. 9, duke drejtuar mjetin tip “Hyndai”, ka aksidentuar shtetasin J.A., vjeç 38, banues në Korçë, i cili pas mjekimit në spital ndodhet në banesë. Neni 290/1 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Andrea Ramadan Abidin, vjeç 39, banues në Korçë, pasi dyshohet se rreth orës 19:00, në unazë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”, me targë AA 493 FA. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S.S., vjeç 41, banues në Goskovë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj (thjeshtrës së tij) K.H., vjeç 17, banuese në Goskovë. Neni.130/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Devoll

Më datë 08.07.2014, rreth orës 17:30, në malin e Gramozit, në një vend të pyllëzuar, u gjetën të kultivuara 430 bimë narkotike të Cannabis Sattiva. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve. Neni 284 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen A.S., vjeç 38, banuese në fshatin Vërlen, pasi dyshohet se bashkëshorti Q.S., vjeç 45, banues në Vërlen, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.
Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 08.07.2014, rreth orës 01:10, në fshatin Alarup, ka rënë zjarr, në lokalin e shtetasit A.N., vjeç 48, ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Korçë.
Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasi A.Xh., vjeç 21, banues në lagjen 3 Pogradec, pasi dyshohet se rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, ka vjedhur një kafshë pune shtetasit F.Xh., vjeç 46, banues në Pogradec. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, rreth orës 07:30, në lagjen nr. 5, në një banesë të marrë me qira, në gjendje depresioni, është vetëvarur shtetasi B.B., vjeç 61, i cili jetonte i vetmuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Korçë.
Më datë 08.07.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Ll.ll., vjeç 56, banues në Pogradec, pasi dyshohet se gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen 1 Pogradec, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një kompjuter me aksesorët e tij, i cili shërbente për mbushjen e biletave sportive, pa dokumentacionin përkatës. Neni 197 i Kodit Penal.
DREJTORIA RAJONALE E KUFIRIT&MIGRACIONIT KORÇË

Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal gjendje të lirë për shtetasin K.Ç., vjeç 30, banues në fshatin Qerret, Elbasan, pasi dyshohet se rreth orës 22:00, në PKK-Kapshticë, u kap me dokumente udhëtimi të falsifikuara. Neni 190 i Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË QARKUT FIER

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.D., vjeç 28, banues në fshatin Darzezë, pasi dyshohet se më datë 26.06.2014, në fshatin Darzezë, për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta shtetasen E.K., vjeç 41, banues në fshatin Darzezë. Neni 90 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Neki Zihni Toska, vjeç 29, banues në Ballsh, pasi dyshohet se rreth orës 13:00, në lagjen 1 Maj, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, me targë AA 990 IU. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi S.T., vjeç 17, banues në fshatin Cakran, pasi dyshohet se rreth orës 19:30, në rrugën Fier-Cakran, duke drejtuar motoçikletën tip “Kinro”, pa targë, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar vetë dhe po merr ndihmën mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Dritan Ilmi Osmani, vjeç 30, banues në Fier, pasi dyshohet se rreth orës 22:40, u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targë AA507JN, pa leje drejtimi në gjendje të dehur. Neni 291 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Lushnjë

Më datë 09.07.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Shkëlqim Myzafer Zela, vjeç 22, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se rreth orës 02:15, në lagjen “Skënder Libohova”, u kap duke vjedhur në banesën e shtetasit D.Z., vjeç 49, banues në Lushnjë. Nenet 134/1 e 22 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Mallakastër

Më datë 08.07.2014, rreth orës 10:00, në fshatin Kutë, në vendin e quajtur “Korija e Izetit”, fshehur në pyll, u gjetën të mbjella 114 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me djegie. Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve. Neni 284 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Dritan Ilmi Osmani, vjeç 30, banues në Fier, pasi dyshohet se rreth orës 22:40, u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targë AA507JN, pa leje drejtimi në gjendje të dehur. Neni 291 i Kodit Penal.

DREJTORIA POLICISË SË QARKUT VLORË

Sektori për krimin ekonomik e financiar

Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit S.F., vjeç 26, banues në fshatin Sherishtë, pasi dyshohet se më datë 01.07.2014, ka blerë nga shtetasi A.B., vjeç 67, banues në fshatin Drashovicë, një viç në vlerën 65.000 lekë, duke i paguar një sasi lekësh dhe 260 euro, të cilat janë të falsifikuara. Neni 183 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 08.07.2014, rreth orës 04:00, në lagjen “11 Janari”, është djegur pjesërisht automjeti tip “Benz”, me targë AA252CR, në pronësi të shtetasit E.S., vjeç 35, banues në Vlorë. Punohet për identifikim dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, gjatë natës, në lagjen Pavarësia, është vjedhur me thyerje banesa e shtetases D.N., vjeç 24, ku kanë marrë sende me vlerë 100.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, gjatë natës, në lagjen 1 Maji, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit Sh.N., vjeç 49, ku kanë marrë 1500 euro. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit E.P., vjeç 32, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në më datë 07.07.2014, rreth orës 16:00, në lagjen “1 Maj”, për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A.L., vjeç 26, banues në Vlorë. Neni 84 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, gjatë natës, në fshatin Peshkëpi, është vjedhur me thyerje lokali shtetasit V.P., vjeç 47, ku kanë marrë 1 kompjuter, pije freskuese, 7 steka me cigare dhe 4.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 08.07.2014, u arrestua në flagrance shtetasi Vasil Leonidha Shkurti, vjeç 42, banues në fshatin Borsh, pasi dyshohet se rreth orës 20:00, u kap duke drejtuar motorrcikletën tip ’’Piagio’’, pa targë, pa leje drejtimi. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, u arrestua në flagrance shtetasi Doraldo Mursel Husi , vjeç 21, banues në Borsh, pasi dyshohet se rreth orës 20:45, u kap duke drejtuar motorrcikletën tip ’’Honda’’, pa targë , pa leje drejtimi. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, u arrestua në flagrance shtetasit Behar Perlat Ruci, vjeç 26, banues në fshatin Borsh, pasi dyshohet se rreth orës 21:00, u kap duke drejtuar motorrcikletën tip ’’Honda’’, pa targë, pa leje drejtimi. Neni 291 i Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË QARKUT GJIROKASTËR

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Më datë 08.07.2014, filloi procedim penal në gjendje të lirë për shtetasin M.Sh., vjeç 52, banues në fshatin Krahës, pasi dyshohet se në fshatin Krahës, po ndërton një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Në vijim të informacionit datë 13.06.2014, për vjedhjen e banesës së shtetasit F.H., më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje te lirë për shtetasit D.Z., E.Z. e R.Z., vjeç 19, 24 e 16, banues në Ballaban. Neni 134/2 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, rreth orës 23:45, në fshatin Andon Poci, është vjedhur banesa e shtetasit K.B., vjeç 64, ku kanë marre 30.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË QARKUT SHKODËR

Sektori për krimin ekonomik e financiar

Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Xh.S., L.T. e L.H., banues në Pukë, pasi dyshohet se duke qene anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të tenderit të zhvilluar në Bashkinë Pukë, në vitin 2011, me objekt “Pyllëzimin me akcie, arrë dhe gështenjë”, kanë shpallur si fitues të tenderit një operator ekonomik, që ka pasur një ofertë prej 1.985.691 lekë, më të lartë se një operator tjetër ekonomik. Nenet 258 dhe 248 të Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, shtetasi L.K., vjeç 35, banues në Miçigan SH.B.A. ka bërë kallëzim se një person i panjohur, me të dhënat e tij, ka aplikuar me dokumentacion të falsifikuar dhe është pajisur me pasaportë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 189 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 08.07.2014, rreth orës 06:30, në fshatin Obot, shtetasi Rr.Ç., 74 vjeç, banues në Obot, duke drejtuar një mjet pune zetor bujqësor, pa targë, ka rënë në një kanal kullues, për pasojë është aksidentuar me vdekje Rr.Ç.. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Shkodër, ngjarje aksidentale.
Më datë 08.07.2014, rreth orës 11:00, në fshatin Mazrek, në 2 parcela pa pronar, gjate kontrollit u gjeten dhe asgjësuan 144 bime narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Pukë

Më datë 08.07.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Admir Zenel Ishmaku, vjeç 35, banues në Pukë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës M.I., vjeç 73. Neni 130/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Malësi e Madhe

Më datë 08.07.2014, rreth orës 10:30, në fshatin Dedaj, komuna Shkrel, ne vendin e quajtur Korrile, në 2 parcela, pa pronar, u gjeten dhe asgjësuan 760 bime narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË QARKUT LEZHË

Seksioni kundër korrupsionit

Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit M.Ll. e M.V., vjeç 54, banues në Laç, ish-Kryeregjistrues dhe regjistrues i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Kurbin, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, kanë falsifikuar dokumentet. Nenet 248 dhe 186 të Kodit Penal.
Seksioni kundër krimeve ndaj personit

Më datë 08.07.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Donaldo Gjovalin Pali (Brahimaj), vjeç 27, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, me vendim Nr. 326 e 327, datë 29.06.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Neni 109/b i Kodi Penal.
Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G.L., vjeç 31, banues Lezhë, pasi dyshohet se më datë 07.07.2014, në rreth orës 23:00, në ambientet e Komisariatit Policisë Lezhë, për shkak të detyrë, ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik. Neni 236 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, në rreth orës 09:20, në lagjen “Caraj”, një mjet tip “Benz”, i pa identifikuar, ka aksidentuar këmbësoren D.V., vjeç 36, banuese në Gjadër, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290/2 dhe 273 të Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G.L., vjeç 31, banues në Lezhë, pasi dyshohet se më datë 07.07.2014, rreth orës 23:00, për shkak të detyrës ka kundërshtuar punonjësin e Komisariatit të Policisë Lezhë. Neni 236 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, u arrestuan në flagrancë shtetasit A.N., N.M., K.M., vjeç 17, banues në Tale, Lezhë, pasi dyshohet se më datë 27.06.2014, në Tale, Lezhë, në banesë, shtetasit D.P., emigrant në Itali, i kanë vjedhur tre motorë frigoriferësh. Neni 134/2 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, u kap shtetasi në kërkim Donaldo Gjovalin Pali, vjeç 27, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, me Vendimin nr. 327, datë 29.06.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”. Neni 109/b i Kodit Penal.
Më date 08.07.2014, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin N.M., vjeç 66, banues në Ishull Shëngjin, pasi dyshohet se nusja e djalit A.M., ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.
Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A.T. e E.M., vjeç 45 e 35, banues në Laç e Lezhë, pasi dyshohet se në Shëngjin, i kanë zaptuar një sipërfaqe trualli prej 2853 m2, shtetasit A.B., vjeç 52, banues në Zvicër. Neni 200 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi B.T., vjeç 17, banues në Lezhë, pasi dyshohet se rreth orës 20:20, u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targë AA 605 HE, pa leje drejtimi. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J.G., vjeç 25, banues në Lezhë, pasi dyshohet se rreth orës 19:45, tek lokali në lagjen “Besëlidhja”, ju gjetën dhe bllokuan me cilësinë e provës materiale, 7 televizorë të markave të ndryshme dhe disa pajisje që shërbejnë për organizimin e lotarive sportive. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Z.N., vjeç 47, banues në Lezhë, pasi dyshohet se rreth orës 20:00, në rrugën Kallmet-Lezhe, u kap me mjetin tip “Benz”, tek po transportonte 4 m³ dru, pa dokumente. Neni 205 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen B.B., vjeç 45, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 17:30, tek ura e Zogut, ka goditur me gurë e sende të forta mjetin “Volsvagen”, pronë e shtetasit G.D., vjeç 30, banues në Kukës. Neni 150 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Mirditë

Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin N.N., vjeç 57, banues në Shëngjin, pasi dyshohet se rreth orës 05:45, u kap në Rubik, duke transportuar me mjetin kamionçinë tip “Benz”, 3 m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës. Neni 205 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.M., vjeç 29, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 05:45, u kap në Rubik, duke transportuar me mjetin kamionçinë tip “Benz”, 3 m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës. Neni 205 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit F.P., Gj.P. e M.P., vjeç 65, 60 e 50, banues në Kodër-Rrëshen, pasi dyshohet se në Kodër-Rrëshen, i kanë zënë një sipërfaqe toke shtetasit Z.P., vjeç 74, banues në Kodër-Rrëshen. Neni 200 i Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT DIBËR

Komisariati i Policisë Dibër

Më datë 08.07.2014, gjatë natës, është vjedhur shkolla e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” Peshkopi, ku janë marre 2 monitor dhe 3 njësi qendrore kompjuterësh, me vlerë 70.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.H., vjeç 49, banues në fshatin Lishan i Poshtëm, pasi dyshohet se rreth orës 09:00, në fshatin në Lishan i Poshtëm, ka prerë pemë frutore (arrë) me vlerë 5.000 lekë, në pronësi të shtetasit L.H., vjeç 53. Neni 150 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Bulqizë

Më datë 08.07.2014, rreth orës 16.45, në Bulqizë, në banesë, shtetasi A.T., vjeç 37, në kushtet e depresionit nervor, është hedhur nga kati i katërt i banesës, duke marrë plagë të rënda, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër. Neni 99 i Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË QARKUT BERAT

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 08.07.2014, filloi procedim penal në gjendje të lirë për shtetasin R.M., vjeç 22, banues në Fushë-Peshtan, pasi dyshohet se në fshatin Fushë-Peshtan, në lokalin Bar-Kafe, nga kontrolli ushtruar nuk ka paguar detyrimet financiare, nga viti 2013, në shumën 31.999 lekë. Neni 181 i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, filloi procedim penal në gjendje të lire për shtetasit E.D., vjeç 37, banues në Berat, pasi dyshohet se në komunën Vërtop, nga kontrolli ushtruar nuk ka paguar detyrimet për aktivitetin qe ka në përpunimin dhe tregtimin i gurëve dekorativ për vitin 2013, për shumën 222.360 lekë Neni 181 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Berat

Më datë 08.07.2014, u arrestua në flagrancë shtetësi Erjon Bilal Velçani, vjeç 36, banues në fshatin Gjoroven, pasi dyshohet se u kap pa leje drejtimi, duke drejtuar motorin tip “Yixiang”, pa targë. Nenet 291 dhe 242 të Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P.T., vjeç 40, banues në fshatin Pashtraj, pasi dyshohet se më datë 07.05.2014, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes L.T., vjeç 41, banuese në fshatin Pashtraj. Neni 130/a i Kodit Penal.
Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.Gj., vjeç 25, banues në Berat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj dy prindërve dhe familjarëve të tjerë. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.
Më datë 08.07. 2014, u arrestua në flagrancë shtetësi Avdyl Rustem Brami, vjeç 53, banues në fshatin Karkanjoz, pasi dyshohet se rreth orës 14:50, në rrugën automobilistike Berat – Uznovë, tek kryqëzimi në fshatin Duhanas, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, kamion me targë BR 6126 A, me leje drejtimi, ka goditur motoçikletën e markës “Modena”. Për pasojë aksidentohet motoçiklisti B.S., vjeç 50 dhe bashkëshortja e tij shtetësia H.S., vjeç 41, banues ne fshatin Karkanjoz, jashtë rrezikut për jetën, e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/2 i Kodit Penal.
Më datë 09.07.2014, u arrestua në flagrancë shtetësi Jani Barjam Koxhaj, vjeç 45, banues në fshatin Gegë Kuçovë, pasi dyshohet se rreth orës 23:30, në fshatin Moravë, u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targë KV 2313 B, në gjendje të dehur. Neni 291 i Kodit Penal.
DREJTORIA E POLICISË QARKUT KUKËS


Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 08.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lire për shtetasit B.U. e S.I., vjeç 51 e 62, banues në Tiranë e Fier, pasi dyshohet se duke qenë përfaqësues ligjorë të 2 firmave dhe sipërmarrës të punimeve të tenderit për “Furnizimin me ujë të pishëm, të qytetit Kukës dhe 14 fshatrave”, nuk kane kryer punimet sipas kontratës, duke përfituar fondet e dhëna për këtë tender, duke mos bërë furnizimin e banorëve me ujë të pishëm. Nenet 135, 256 e 25 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 08.07.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Edmir Rizah Metalia, vjeç 18, banues në Kukës, pasi dyshohet se rreth orës 11:45, në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”, me targë MT 55 VOH. Neni 291 i Kodit Penal.

KOMENTE