Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkëlzeni dhe Armina, në vilë superluksoze. Pse e mbajtëm lidhjen të fshehtë?
English

Shkëlzeni dhe Armina, në vilë superluksoze. Pse e mbajtëm lidhjen të fshehtë?

Shkëlzeni, djali i ish-kryeministrit Berisha, po bashkëjeton me Arminën në vilën që ndodhet në kompleksin “Garden Villas”, në zonën e Blurit, në një nga zonat periferike të Tiranës.

Armina Mevlani është shprehur se arsyeja se pse e ka mbajtur të fshehtë lidhjen me Shkëlzen Berishën, me të cilin ka 11 vite diferencë, ka qenë për të eliminuar presionin mediatik.

“Kemi dashur që historinë ta jetojmë për veten dhe jo për të tjerët. Mendoj që një person publik ka të drejtë të marrë kohën e tij për të vlerësuar në privatrësi, të ardhmen e një lidhjeje para se ta ndajë atë me publikun”, thotë Armina.

Disa burime të afërta të çiftit kanë treguar për “Panorama Plus”, se çifti po përgatitet për fejesën që do të mbahet këtë vit.

“Kam menduar për dasmën ideale, por imagjinatën time nuk e ndaj me askënd sepse jam supersticioze. Por si çdo vajzë tjetër, e dua që të jetë si në përralla”, shprehet Armina.

KOMENTE