English

Ndarje territoriale nisi si nisme pozitive e koalicionit aktual qeverisës dhe si nevojë e vendit

Afrim Krasniqi - Ndarje territoriale nisi si nisme pozitive e koalicionit aktual qeverises dhe si nevoje e vendit. Ndarja e vjeter ishte dukshem jofunksionale dhe problematike, me kosto te madhe financiare per shtetin dhe qytetaret. Procesi i ndarjes se re perfshiu elemente te shoqerise civile dhe nje numer partneresh nderkombetare. Kredoja e saj kryesore ishte standardi evropian i ndarjes (suedez dhe zviceran), si dhe transparenca gjitheperfshirese. Opozita nuk mori pjese edhe per paaftesine e saj per te pasur nje variant te ndarjes, pra nje alternative konkurruese dhe cilesore te projektit lokal te Shqiperise se dekades se ardhshme.
Ne keto rrethana mazhoranca duket se ra “viktime” e nevojes per aleate te rinj nga opozita dhe e presioneve politike nga poshte: shikoni harten e re elektorale. Thuhet se kriter kryesor jane numri i banoreve, por sic shihet, nga numri i njesive vendore Gjirokastra ka me shume bashki te reja sesa Tirana, Vlora dy here me shume se Durresi, etj. Te dhenat paradoksale nuk jane thjesht produkte te respektit ndaj “minoritetit” dhe as mbi nevoja urbane. Une i shoh thjeshte si nevoja elektorale dhe ndarje pushteti midis grupeve te interesuara te oligarkise.
Nje bashki e re do te thote, administrate, vende pune, investime, tendere, fitime, pushtet – pra gjithcka duan militantet dhe grupet oligarke. Ndaj numri i bashkive eshte numer parcelash pushteti, ndryshe nuk shpjegohet se psh, perse Saranda do kete me shume bashki sesa Durresi, kur ka shtate here me pak banore, ose sesa barazohen si bashki Tirana e Vora, e para me 17 here me shume banore sesa e dyta.
Paradokset jane te shumta, por ajo qe te ben me pesimist eshte treguesi sesi edhe nje reforme kaq te rendesishme, kaq me interes publik, kaq me efekte ne jeten qytetare dhe ne te ardhmen e mireadministrimit te vendit – nis bazuar ne parime dhe mbaron bazuar ne pazaret politike te dites! Si cdo produkt tjeter i nje politike qe e sheh vendin si pronen e vet, qytetaret si sklleverit e vet te bindur, burimet natyrore si burime personale fitimi dhe nocionet e demokracise si vitrina luksoze lokalesh brenda te cilave oligarkia kryen punet e pista! Jane dy palet, jo vetem njera, - tipike per oligarkine. E para ndan dhe i ofron pales tjeter placken e vet te fitimit, e dyta ben sikur nuk eshte pjese e ndarjes por i gezohet plackes. Dhe dy palet + aleatet e tyre te pazareve kane kurajon te na e shesin aktin e tyre si veper patriotike, demokratike, evropiane! Sa trishtim!

KOMENTE