Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Garda e Republikës do të vazhdojë të funksionojë si një strukturë e veçantë
English

Garda e Republikës do të vazhdojë të funksionojë si një strukturë e veçantë

S. Topi - Garda e Republikës nuk do të shkrihet por do të vazhdojë të funksionojë si një strukturë e veçantë. Ky është vendimi i marrë dje nga Komisioni i Sigurisë gjatë votimit të projektligjit “Për Policinë e Shtetit” ku sërish nuk munguan debatet mes ligjvënësve të mazhorancës. Gjatë shqyrtimit nen për nen 10 anëtarë të komisionit vendosën që të votojnë pro variantit të dytë të propozuar nga Komisioni i Ligjeve i cili e lë Gardën si strukturë të veçantë ndërkohë që votuan kundër këtij propozim kreu i komisionit, Spartak Braho por dhe deputetët Vexhi Muçmataj dhe Ermonela Felaj. Sa i përket një tjetër çështjeje të shumë debatuar, Byrosë Kombëtare të Hetimit, u pranua propozimi i Komisionit të Ligjeve mbi bazën e të cilit Byroja e Hetimit është pjesë e këtij ligji por shtohet dhe Komiteti Kombëtar Koordinues. Ndërkohë që deputetët ndanë qëndrime të ndryshme sa i përket gradave. Propozimi i socialistit Arben Çuko, shkruan Shekulli, për të shtuar gradën e nën/inspektorit dhe kryeinspektorit solli pakënaqësi të Ministrisë së Brendshme, përfaqësues i të cilës ishte Bilbil Mema. Ai tha se në këtë mënyrë bie fryma e gjithë ligjit. Debatet sollën tërheqjen e Çukos. Projektligji i shumëdebatuar u votua pas një takimi rreth 30 minutësh mes ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi dhe kreut të Komisionit, Spartak Braho. Në takim morën pjesë dhe disa deputetëve të PS-së e LSI-së. Ministri Tahiri refuzoi të komentonte për median lidhur me këto diskutime.

Garda e Republikës

“Ruajtja dhe mbrojtja e personaliteteve të larta shtetërore dhe objekteve të rëndësisë së veçantë realizohet nga një strukturë e posaçme. Statusi organizimi dhe funksionimi i kësaj strukture përcaktohen me ligj të veçantë”. Ky është varianti i miratuar dje në Komisionin e Sigurisë duke e lënë kështu Gardën e Republikës si një strukturë të veçantë por tashmë me emër të ri. Ky variant ka marrë 10 vota pro por ndërkohë është kundërshtuar nga kreu i komisionit, Spartak Braho që më herët kishte kundërshtuar shkrirjen e Gardës së Republikës, dhe deputetët Ermonela Felaj e Vexhi Muçmataj. Socialisti Taulant Balla zgjodhi mos ishte pjesë e votimit të këtij neni. Debate të forta ka shkaktuar dhe nenin 51 i projektligjit për gradat, pasi sipas deputetëve kjo i heq mundësinë e karrierës punonjësve të policisë dhe plak Policinë e Shtetit, duke i lënë për një kohë të gjatë nën të njëjtën gradë. Deputeti socialist Arben Çuko sugjeroi që të shtohen dhe gradat Nën/inspektor dhe Kryeinspektor. “Me sa kam pyetur unë me gradën inspektor janë policët e thjeshtë dhe më kanë thënë që në këtë gradë janë rreth 8 mijë policë. Ju keni planifikuar që këta 8 mijë policë ti nxirrni Inspektor dhe të dalin në pension pas 30 vjetësh me këtë gradë sepse grada Nën/komisar e Komisar barazohen me funksione si shef krimesh, shef drejtorie e me radhë. Në këtë mënyrë ndërpritet karriera në Policinë e Shtetit. Propozoj të shtohen dhe dy grada të tjera Nën/inspektor dhe Kryeinspektor”, - tha ai. Në mbrojtje të propozimit të Çukos doli dhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama. “Sistemi që propozoni ju nuk motivon karrierën në polici, nuk i përgjigjet nivelit të kualifikimit universitar dhe plak policinë”, - tha Rama. Por sipas Drejtorit të Studimeve Strategjike, Bilbil Mema ky ndryshim rrëzon ligjin. “Parimi i këtij ligji është që gradat të shprehen në nivel menaxherial jo vetëm hierarkik. Me këtë ndryshim që bëni ju rrëzohet gjithë ligji”, - sqaroi Mema.

Kundër propozimit të Çukos doli dhe socialisti Armando Subashi. Debatet bënë që propozuesi i amendimit të tërhiqej. “Po e lehtësoj punën edhe pse jam i bindur se do vini shumë shpejt të bëni ndryshime në ligj. Tërhiqem nga propozimi im por shumë shpejt do vini ta ndryshoni se kështu si e keni lënë karriera në polici do jetë si një pellg me ujë të ndenjur”, - tha Çuko. Ministria ra dakord ndërkohë me propozimin e socialistit Pjerin Ndreu për të hequr pikën 2 të nenit 49 të projektligjit ku parashikohej se: “Në momentin e rikthimit, punonjësi merr një gradë më të ulët se ajo që mbante në momentin e lirimit”. Ndërkohë që kaloi pa debate kreu VI i projektligjit që ka të bëjë me ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pjesë e kësaj strukture do të jetë dhe Komiteti Drejtues Koordinues i kërkuar më herët nga LSI-ja. Projektligji i miratuar nga Komisioni i Sigurisë pritet të kalojë për votim në seancën plenare të ditës së enjte ku do të vendoset përfundimisht dhe lidhur me funksionimin dhe organizimin e Gardës së Republikës për sa kohë dhe në komision kjo pikë nuk kaloi me vota të plota.

Ligji i ri, 8 nivele gradash për Policinë e Shtetit

Gradat në Policinë e Shtetit sipas rendit hierarkik rritës janë Inspektor, Nën/ komisar, Komisar, Krye/komisar, Drejtues, Drejtues i parë, Drejtues i lartë dhe Drejtues Madhor. Ky është varianti final i miratuar dje në Komisionin e Sigurisë, edhe pas debateve të deputetëve për të shtuar dhe gradën e Nën/inspektorit dhe Kryeinspektorit. Neni 53 i projektligjit përcakton se grada “Inspektor” u jepet punonjësve të policisë nga drejtori i Policisë së Shtetit kur përfundon arsimin policor. Grada “Nën/komisar” deri “Drejtues i parë” jepet nga drejtori i Policisë së Shtetit për punonjësit të cilët e fitojnë atë nëpërmjet procesit të konkurrimit sipas këtij ligji ndërsa grada “Drejtues madhor” jepet me vendim të Këshillit të Ministrave. Pika 5 e po këtij projektligji përcakton se: “Punonjësit e policisë që iu jepet grada ‘Drejtues i lartë’ në momentin e lirimit nga detyra ndërpresin marrëdhëniet juridike e financiare me strukturat e policisë dhe trajtohen sipas kritereve të këtij ligji. Vlerësimin për dhënien e gradës nga ‘Nën/komisar’ deri në ‘Drejtues i parë’ e bën Komisioni i Gradimit’.

Strategjia Kombëtare e Sigurisë, miratohet drafti mes debatesh

Komisioni i Sigurisë ka miratuar dje mes debatesh projektligjin “Për miratimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë”. Shkak i diskutimeve u bënë vërejtjet e deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama i cili kundërshtoi variantin final të qeverisë për të mos përfshirë në këtë strategji Agjencinë e Sigurisë Kombëtare me argumentin se një strukturë të tillë e ka çdo vend anëtar i NATO-s. “Drafti i shqyrtuar në Këshillin e Ministrave me draftin e ardhur në komision ka një diferencë, Koncepti i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare ka rënë fare. I gjithë paragrafi është hequr ndërkohë që kjo ishte prezantuar si vlera më e rëndësishme e këtij dokumenti”, - tha ai. Zëvendësministri Sokol Dervishaj sqaroi se kjo nuk është hequr prej grupit ndërinstitucional të punës por gjatë mbledhjes së Këshilli i Ministrave. Sandër Lleshi, këshilltari i Kryeministrit për Mbrojtjen sqaroi se është e vërtetë se në shumë vende të NATO-s ka struktura koordinuese ndërsa vendi ynë nuk e ka pasur dhe strategjia e paraqitur as nuk e heq as nuk e shton atë. “Strategjia përcakton se - “Qasja e re për funksionimin e arkitekturës së sigurisë kërkon ndryshime ligjore dhe institucionale dhe krijimin e kapaciteteve koordinuese administrative në nivelin e ekzekutivit. Ndërmarrja e të cilave përbën pjesë integrale të zbatimit të kësaj strategjie”. Kjo autorizon në një hap të mëvonshëm krijimin e një strukture të tillë”, sqaroi ai. Socialisti Taulant Balla doli në mbështetje të variantit të qeverisë duke deklaruar se nuk mund të detajohet në dokumentin e Strategjisë Kombëtare ngritja e një agjencie apo institucioni monitorues.

“Plani kombëtar është plan parimesh dhe këtu janë detajuar çfarë do të bëjë Shqipëria të paktën në 10 vitet e ardhshme. Shtrirja në të gjitha fushat e bën atë të plotë. Jam kundër propozimit të ardhur për të përfshirë në dokumentin e Strategjisë Kombëtare të mbrojtjes elementë të karakterit zbatues”, - theksoi ai. Propozimi i Ramës u rrëzua me shumicë votash dhe drafti u miratua sipas variantit të qeverisë.

Debatet dhe replikat në Komisionin e Sigurisë

Strategjia e Sigurisë Kombëtare

Taulant Balla: Ne e diskutuam dhe te Komisioni i Jashtëm. Nuk mund të detajohet në Dokumentin e Strategjisë Kombëtare ngritja e një agjencie apo institucioni monitorues. Heqja e këtyre detajimeve...

Luan Rama: Nuk janë detajime...

Taulant Balla: Në vlerësimin tim është detajim ndaj me argumentimin që shtrova unë jam kundër propozimit të zotit Rama.

Sokol Dervishaj: Logjika e këtij dokumenti nuk është parimor por mbështetet në një proces dhe procesi ka nevojë për veprim. Dokumenti shoqërohet me një matricë e cila është ekzekutive. Kjo është qasja e këtij dokumenti veprimi.

Spartak Braho: Sa larg e ke zyrën e ministrit?

Luan Rama: Çështja e Agjencisë është thelbësore nuk është parimore.

Sandër Leshi: Strategjia e sjellë parashikon ndryshime ligjore.

Projektligji “Për Policinë e Shtetit”. Debatet për gradat dhe karrierën

Arben Çuko: Në nenin 51 propozoj të shtohen dhe dy grada të tjera Nën/inspektor dhe Kryeinspektor.

Bilbil Mema: Parimi i këtij ligji është që gradat të shprehen në nivel menaxherial jo vetëm hierarkik. Nuk mundet që brenda një strukture të japim një gradë më tepër. Ky ligj jep mundësinë që personat që do kenë në varësi të tjerë kalon në një shkallë më lartë, Nën/ komisar. Ndërsa paga rritet në bazë të gradës.

Luan Rama: Nuk mund të jenë njësoj 7000 apo 8000 policë. Sistemi që propozoni ju nuk motivon karrierën në polici, nuk i përgjigjet nivelit të kualifikimit universitar dhe plak policinë.

Spartak Braho: Hedhim në votim propozimin, kush është pro? Kundër 2. Miratohet propozimi i Çukos.

Bilbil Mema: Rrëzove gjithë ligjin.

Armando Subashi: Nuk shtohen dy grada kështu. Duhet ndryshuar e gjitha.

Spartak Braho: Propozimet duhet të vijnë me shkrim.

Luan Rama: Propozimi i Çukos është i rëndësishëm. Ndaj propozoj nga grada Nën/inspektor në Inspektor shtohen tre vite, nga Inspektor në Kryeinspektor shtohen dhe 3 vite dhe në tërësi shkon 52 vite.

Bilbil Mema: Kur votohet në fillim hidhet në votimi drafti i qeverisë dhe varianti që kemi diskutuar në Komisionin e Ligjeve dhe më pas mund të hidhet në votim një amendament.

Spartak Braho: E ke gabim.

Luan Rama: Ka kohë ta mësojë dhe procedurën, kemi përgjegjësi ne.

Bilbil Mema: Luan ti ke gjithë kohës që flet dhe nuk po na lë radhë neve.

Arben Çuko: Neni 147 bie sepse deri sa të dalë ligji i veçantë Garda funksionon me ligjin ekzistues. Nuk mund të marrim iniciativë që deri sa të dalë ligji i ri të lihet pa ligj struktura që siguron strukturat drejtuese të shtetit.

Subashi: Në një moment të dytë të dyja ligjet do inkorporohen bashkë. Do jetë gabim në zbardhje. Ligji që do miratohet nesër është pjesë e këtij ligji që miratojmë sot. Braho: 147 bie me variantin e dytë.

KOMENTE