English

Aksident tragjik. Humbin jetën 3 adoleshentë

Aksident i rëndë automobilistik u ka marrë jetën 3 adoleshentëve, ndërsa një tjetër është plagosur gjatë orëve të para të së premtes së sotme.

Viktimat janë:

Mario Rika 16 vjeç,
Fadil Rika 17 vjeç
Sokol Sheqi 16 vjeç.

Ndërsa me ta udhëtonte edhe një person tjetër, Francesko Mara i cili arriti t’i mbijetojë aksidentit që i mori jetën 3 moshatarëve.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Kosovë e Vogël, në Lushnje, teksa të rinjtë po ktheheshin nga një gëzim familjar.

Drejtuesi i mjetit, sipas burimeve policore, ka humbur kontrollin e mjetit në një kthesë dhe makina tip Benz ka rënë në kanal.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.

KOMENTE