English

Kumbulla. Multivitamina më e mirë e zemrës

Rekomandohet mjaft që të konsumohen kumbulla, sepse ky frut përmban një kombinim të vitaminave, duke përfshirë: vitaminë C, vitaminë B6 dhe vitaminë E. Asnjë nga këto nuk është në sasi të lartë, por kombinimi i tyre është mjaft i dobishëm për organizmin.

Kjo është arsyeja kryesore pse kumbulla quhet multivitaminë e vërtetë natyrore.

Kumbulla e freskët është më e mira.Ajo përmban ujë 84%, 0.6% proteina, 10% karbohidrate, 2.1 fibër, dhe kjo është veçanërisht e rëndësishme të theksohet se kumbullat përmbajnë sasi të lartë të pektin, që e bën atë një nga frutat më të shëndetshme dhe një ilaç natyral i dobishëm në rregullimin e tretjes.
Kumbullat janë të pasura me beta-carotene, acid folik dhe minerale, duke përfshirë: kalcium, fosfor, kalium, magnez, natrium, hekur, dhe bakër. Bakri është mineral i rëndësishme për funksionin e duhur të zemrës dhe mëlçisë. Kumbullat gjithashtu përmbajnë acid molle.

Sot ju mund të gjeni rreth 2 000 lloje varietete të kumbullave (të verdhë, jeshile, blu dhe të kuqe). Prunus domestica apo kumbulla Evropiane dhe Prunus salicina apo kumbulla japoneze kanë vetitë më shëruese.

Këshilla Extra:

Kumbullat duhet të përdoren të freskëta, por ju mund ti përdorni me delikatesë për të përgatitur salata të shijshme dhe të freskëta frutash, apo dhe marmelatë, salcë, lëng dhe komposto.

Kompostoja e kumbullës është efikase në trajtimin e kapsllëkut, sepse ajo përmban shumë pektin, i dobishmëm në nxitjen e funksionimit të zorrëve.

KOMENTE