Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ligji i ri mbi TVSH-në. Do të zbatohet vetëm kur shitjet janë në vlerë të shtuar
English

Ligji i ri mbi TVSH-në. Do të zbatohet vetëm kur shitjet janë në vlerë të shtuar

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projektligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i cili vjen si një ofertë për biznesin dhe investitorët për të treguar se rregullat e taksimit në Shqipëri po ndryshojnë në kahun e duhur, sipas direktivave të njohura në Bashkimin Evropian.

Ligji i ri synon që të ofrojë një mjedis të përshtatshëm dhe tërheqës, qëndrueshmëri ligjore dhe fiskale, siguri si për biznesin vendas edhe për investitorët e huaj, me rregulla të mirë përcaktuara, të cilat sigurojnë:

• Njëtrajtshmëri në aplikimin e TVSH-së duke e unifikuar kështu sistemin e taksimit shqiptar me atë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian;

• Konkurrencë të drejtë dhe kushte të barabarta, duke eliminuar sa është e mundur faktorët që cenojnë këto kushte;

• Stimulimin e qarkullimit të mallrave dhe të shërbimeve duke e bërë biznesin shqiptar konkurrues midis vendeve të zhvilluara.

• Eliminimin e taksimit të dyfishtë të TVSH-së për transaksionet midis bizneseve në Shqipëri dhe atyre të vendosura në çdonjërin vend anëtar të BE-së (parimi i destinacionit);

• Përkufizimin dhe trajtimin në mënyrë të detajuar dhe të pasuruar konceptet mbi furnizimin e mallrave dhe shërbimeve mbi të cilat zbatohet TVSH-ja, duke shmangur konfuzionin dhe paqartësitë;

• Shmangien e paqartësisë lidhur me furnizimin e pasurisë së patrupëzuar, duke e përkufizuar atë si një furnizim shërbimi;

• Trajtimin jashtë objektit të aplikimit të TVSH-së të mallrave të dhuruara deri në një vlerë tavan, përfshirë dhe kur ato dhurohen për qëllime të nxitjes së biznesit, ndryshe nga sa trajtohet aktualisht, ku çdo mall i dhuruar, pavarësisht vlerës së tij, tatohet me TVSH.

• Reduktimin e kostove të biznesit për fushatat e publicitetit dhe promocionit, duke mos kufizuar të drejtën për të zbritur TVSH e paguar në blerje nga biznesi për artikujt promocionale dhe publicitare.



Ekspertët e Administratës Tatimore dhe Ministrisë së Financave e kanë hartuar këtë projektligj duke përfituar nga mbështetja e Bashkimit Evropian, si dhe veçanërisht nga bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Financave Publike të Francës. Për hartimin e tij është punuar dhe janë konsultuar gjerësisht Direktivat e Bashkimit Evropian dhe praktikat më të mira.



“Ajo që do ta quaja një revolucion “në heshtje” për ligjin e ri të TVSh është fakti që deri më sot parimi i zbatimit të TVSH-së ka qenë që gjithnjë bizneset duhet të shisnin me fitim sipas konceptit të organeve fiskale. Tashmë pranohet që TVSh-ja do të zbatohet vetëm për rastet kur shitjet janë në vlerë të shtuar ; nëse nuk ka shitje me vlerë të shtuar atëherë nuk zbatohet TVSh-ja ndaj biznesit.

Ligji i ri i TVSh bëhet edhe më pranë standardeve të BE-së me elementë të tillë si: - rimbursimi i çdo të huaji që bën blerje në Shqipëri, cilido i huaj që kalon kufirin shqiptar dhe ka paguar TVSh në një vlerë të caktuar, kur del rimbursohet për këtë TVSh.

Po kështu kemi dhe rregulla të veçanta lidhur me blerjet në internet, blerje të cilat deri në këtë moment ndoshta nuk kanë qenë në ato nivele shqetësuese, por që kanë ardhur në një nivel që tashmë kërkojnë një rregullim sepse me këtë projektligj zbatojmë të njëjtat standarde për TVSh që zbatojnë edhe vendet e tjera të BE-së. Bazuar mbi këto rregullime që i janë bërë ligjit, si dhe mbi ato që së bashku me deputetët kemi gjykuar që do ta përmirësonin klimën e biznesit, si dhe një zbatim më të paanshëm dhe më të përshtatshëm për kushtet e ekonomisë shqiptare, ju ftoj të nderuar deputetë që të miratojmë projektin e paraqitur”, u shpreh ministri Cani në Kuvend.

Ligji ekzistues kishte: 7 kapituj dhe 56 nene, ndërsa projektligji i ri përmban: 12 kapituj, 31 seksione, 4 nën seksione dhe 160 nene (një trajtim shumë më i plotë i TVSH-së).

KOMENTE