Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Si do të falen gjobat? Ministria e Financave publikon kriteret dhe formularët
English

Si do të falen gjobat? Ministria e Financave publikon kriteret dhe formularët

Edhe njëherë përmendet akoma më konkretisht ajo çka u tha vitin e kaluar lidhur me faljen e gjobave të bizneseve.

Ministria e Financave publikon kriteret dhe formularët për faljen e dënimeve administrative në formën e gjobave, të vëna në bazë të kontrolleve dhe verifikimeve tatimore, të kryera për periudhën 1 mars deri më 31 gusht 2013, kohë që përkon me periudhën zgjedhore të vitit të kaluar dhe shumë prej gjobave mund të kishin karakter politik, apo mund të ishin presione mbi bizneset. Gjithashtu sipas udhëzuesit të Ministrisë së Financave, nga falja parashikohet të përfitojnë tatimpaguesit, individët, persona fizikë, apo juridikë, të cilët detyrohen nga ligji të paguajë tatime, taksa ose kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe agjenti i mbajtjes së tatimit në burim. Sipas Ministrisë së Financave, objekt i faljes janë gjobat që janë evidentuar në regjistrat tatimorë nga data 1 mars 2013 deri më datë 31 gusht 2013 dhe që do falen do jenë ato që janë vendosur nga administrata tatimore qendrore. Po ashtu pritet te falen ato gjoba që janë vendosur nga administrata tatimore vendore në njësitë e qeverisjes vendore (bashki e komuna) për gjobat e zbatuara nga drejtoritë/zyrat përkatëse të taksave vendore. Pritet të falen edhe ato gjobë që janë vendosur si pjesë e detyrimit tatimor, ku përfshihen si të tilla, gjobat e vlerësuara për shkelje të dispozitave të legjislacionit tatimor. Po ashtu në këtë udhëzues përfshihet edhe amnistia, për ato shkelje që janë vlerësuar se lidhen me një tatim/ kontribut të vlerësuar, t? cilat vendosen si pasojë dhe pjesë e tatimit/kontributit. Ndërkaq pritet të falen gjobat për punonjës të padeklaruar apo të deklaruar me vonesë, për mos instalim të pajisjes fiskale, për mos lëshim të kuponit tatimor ose mos lëshim të biletave.

Sipas udhëzimit përkatës, është parashikuar fshirje edhe për gjobat e vlerësuara që janë paguar ose kompensuar, gjobat e vlerësuara që nuk janë paguar, si dhe ato gjoba të vlerësuara që janë ankimuar apo janë në proces apelimi. Pavarësisht nga faza e apelimit në të cilën ndodhen (ankim administrativ apo gjyqësor) dhe pavarësisht nga vendimi i apelimit, nëse ka ndonjë vendim të tillë të dhënë, qoftë edhe i formës së prerë, ato do të falen. Sipas objektit të amnistisë së përcaktuar, kusht është që gjobat që pritet të falen të jenë të evidentuara ose të kontabilizuara në regjistrat tatimorë nga data 1 mars 2013 deri më datën 31 gusht 2013. Në rast të mungesës së një “njoftim vlerësimi tatimor” për gjobën, si datë evidentimi konsiderohet data e kontabilizimit të gjobës në regjistrat tatimorë. Kjo datë duhet të jetë brenda periudhës duke filluar nga 1 mars 2013 deri më 31 gusht 2013. Ata që do të përfshihen në listat që do të hartohen për këtë qëllim, do të jetë çdo tatimpagues, të cilit i është lëshuar një njoftim vlerësimi tatimor që mban çdonjërën nga datat në intervalin për periudhën e përcaktuar. Për rastet kur nuk është lëshuar njoftim vlerësimi për gjobën nga drejtoritë rajonale tatimore ose zyrat tatimore të qeverisjes vendore, si datë evidentimi në mungesë të njoftim vlerësimit është data e kontabilizimit të gjobës në regjistrat tatimorë përkatës. Në listën që do të hartohet për këtë qëllim, përveç të dhënave identifikuese të tatimpaguesit, do të përfshihen masa e gjobës, periudha për të cilën është vendosur gjoba, lloji i gjobës, data e lëshimit të njoftim vlerësimit, data e vlerësimit në sistemin informatik të tatimeve/ taksave vendore, data e pagesës. Çdo tatimpagues që ka një njoftim vlerësimi të lëshuar nga administrata tatimore qendrore dhe vendore që mban datën nga 1 mars 2013 deri me datë 31 gusht 2013 dhe që nuk konstaton emrin e tij në listën e publikuar, i drejtohet me kërkesë me shkrim drejtorisë rajonale tatimore që ka lëshuar njoftim vlerësimin. Kësaj kërkese bashkëngjitet një kopje e njoftim vlerësimit dhe çdo dokument tjetër që disponon për gjobën e aplikuar.

Rimbursimi i gjobave

Për tatimpaguesit të cilët i kanë paguar gjobat objekt i faljes, do të kryhet procedura e rimbursimit në masën 100 për qind të shumës së gjobës së paguar. Për këtë, tatimpaguesi paraqet në drejtorinë rajonale tatimore dokumentin që vërteton pagesën e gjobës objekt i faljes, duke e shoqëruar atë me një kërkesë formale për rimbursimin e gjobës së paguar. Kërkesa përmban të dhënat identifikuese të tatimpaguesit, si dhe numrin e tij të llogarisë bankare. Inspektori i vlerësimit, pasi kryen verifikimet e nevojshme që tatimpaguesi është përfitues nga ligji dhe e ka paguar gjobën objekt i faljes, mban një akt- falje dënimi (gjobë) sipas formatit. Për rastet kur gjoba e paguar është falur, pas procesit të vlerësimit të faljes në sistemin informatik, tatimpaguesi për gjobën e falur dhe të paguar njëkohësisht do të rezultojë kreditor. Për çdo rast që tatimpaguesi nuk paraqet një kërkesë me shkrim, edhe pse e ka bërë pagesën e gjobës, administrata tatimore pasi verifikon vetë që pagesa e gjobës së falur është kryer, vijon procedurën për evidentimin e faljes dhe rimbursimin e saj. Ky veprim, do të kryhet 100 për qind sipas radhës së datës së pagesës së bërë për gjobën.

Si do të falen gjobat

Për çdo tatimpagues përfitues, i cili rezulton në regjistrin tatimor me gjoba që janë objekt i faljes, inspektori i Drejtorisë së Përpunimit dhe Menaxhimit të të Ardhurave Tatimore dhe Kontabilitetit që administron dosjen të këtij tatimpaguesi, mban një akt-falje dënimi (gjob?) . Ky akt shoqërohet me formularin përkatës të faljes së dënimit (gjobës) që përgatitet nga inspektori dhe i nevojshëm për t’u vlerësuar në sistemin informatik. Gjithashtu çdo akti të mbajtur për këtë qëllim i bashkëngjitet një kopje e praktikës sipas së cilës është vendosur gjoba përkatëse së bashku me njoftim vlerësimin tatimor. Në akt shprehen të gjitha detajet që kanë të bëjnë me gjobën që falet dhe që e bëjnë atë të jetë objekt i faljes sipas këtij ligji. Çdo akt-falje dënimi shoqërohet me një akt administrativ “Njoftim për faljen e gjobës”, sipas formatit, i cili përgatitet në 3 kopje, njëra prej të cilave i dërgohet tatimpaguesit që ka përfituar nga falja sipas këtij ligji/"Shekulli"/.

KOMENTE