Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Papa dhe itinerari i tij në Shqipëri. Ambasadori iraken në Vatikan: IS do vrasë Papën në Shqipëri
English

Papa dhe itinerari i tij në Shqipëri. Ambasadori iraken në Vatikan: IS do vrasë Papën në Shqipëri

Dhe pak ditë na ndajnë nga vizita e shumë pritur ku e gjithë bota do të drejtojë sytë drej Shqipërisë, ku në datën 21 shtator, ditën e dielë, Papa i Vatikanit do të shkelë tokën shqiptare.

Por mediat irakiane kanë filluar të bëjnë jehonë duke propoganduar se kamikazët kanë vënë në shënjestër Papën kur të mbërrijë në Shqipëri.

Alarmin e ka dhënë Ambasadori i Irakut në Vatikan, Habib Ald Sadër.
Gjithashtu Ambasadori irakian ka paralajmëruar se Ati i Shenjtë do të jetë gjithashtu në rrezik në vizitën që do të kryejë në Turqi në nëntor.
Xhihadistët e Shtetit Islamik kanë bërë bujë kohët e fundit pasi kanë shprehur objektivin e tyre për ta zgjeruar kalifatin deri në Romë, që konsiderohet si zemra e Krishtërimit perëndimor, madje kanë menduar edhe të ngulin flamurin e tyre të zi në majë të Bazilikatës së Shën Pjetrit.
Al Sadër tha se Papa është edhe më në rrezik që pas mbështetjes publike që i ka dhënë Shteteve të Bashkuara për të luftuar dhe shpartalluar Shtetin Islamik.
“Ata e kanë bërë të qartë se duan ta vrasin Papën. Dhe kërcënimi ndaj tij është konkret”, tha Ambasadori për gazetën italiane “La Nazione”.
“Ne duhet të garantojmë sigurinë e Papës kudo, sepse unë mendoj se ata (ISIS) mund të përpiqen ta vrasin në një prej udhëtimeve të tij, madje edhe në Romë. Pjesëtarët e ISIS nuk janë vetëm arabë, por edhe kanadezë, amerikanë, francezë, britanikë ose italianë”.
Vatikani nxitoi të qetësonte situatën, duke thënë se nuk kishte asnjë të dhënë se jeta e Papës kërcënohej dhe se nuk do të kishte asnjë ndryshim të masave të sigurisë gjatë udhëtimin e tij në Shqipëri, pavarësisht zërave se ish-luftëtarë në Siri që janë kthyer në Shqipëri mund të jenë kërcënim.
Vetë Papa ka vendosur që të mos ketë asnjë pengesë mes tij dhe njerëzve të zakonshëm që do të takojë në Tiranë.
Pas vizitës të së dielës në Tiranë, Papa do të shkojë vizitojë Ankaranë dhe Stambollin më 29 dhe 30 nëntor.

Ndërsa Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, në një intervistë ekskluzive për Top Channel ka dënuar organizatën ISIS dhe luftën në Irak dhe Siri, që ajo bën në emër të fesë islame.

"ISIS, fatkeqësisht po dëmton islamin, imazhin e tij, më tepër sec duhet. Ajo që po ndodh atje nuk është njerëzore, është dicka totalisht jashtë botëkuptimit fetar, jashtë vlerave që islami përcjell", thotë Bruçaj.

Axhenta e Papës në Shqipëri

Ati i Shenjtë do të mbërrijë në aeroportin "Nënë Tereza", në orën 9:00 të mëngjesit të së dielës, ku i është rezervuar pritje zyrtare nga Kryeministri Edi Rama dhe disa përfaqësues të Kishës Katolike.

Në orën 9:30 është planifikuar ceremonia e mirëseardhjes në oborrin e Presidencës, shoqëruar me një vizitë kortezie me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.

Ora 10:00 do ta gjejë Papën në në sallën e pritjes së kreut të shtetit, në një takim me autoritetet dhe më pas do të ketë një fjalim nga ana e tij.

Një orë më vonë, në sheshin "Nënë Tereza", Ati i Shenjtë do të kremtojë Meshën e Shenjtë. Do të bashkëkremtojnë me të edhe 2 kardinalë, 18 ipeshkvinj, 240 meshtarë, 10 seminaristë dhe 4 diakonë.

Në hapësirën para altarit, do të vendosen një grup të sëmurësh, për të cilët Papa Francesku ka gjithmonë kujdes të veçantë, disa të rinj të dioqezave të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Malit të Zi, si edhe një numër personash, të ftuar nga Kisha Katolike, ndër këtë zyrtarë të lartë të shtetit, përfaqësi diplomatike në Shqipëri, besimtarë dhe persona që i kanë qëndruar pranë Kishës në këto 20 vite.

Ndërkohë janë marrë masa edhe nga Ministria e Shëndetësisë, me vendosjen e disa ambulancave dhe ekipeve mjekësore ne shesh, me qëllim ndërhyrjen në rast problemesh. Po ashtu do të ketë vullnetarë të Kishës Katolike, si edhe do të vendosen disa tenda për të shpërndarë ujë.

Në orën 13:30 është planifikuar një takim dhe drekë me ipeshkvinjtë shqiptarë dhe me shpurën papnore në Nunciaturën Apostolike.

Në mjediset e Nunciaturës Apostolike Ati i Shenjtë do të takojë Ministrin e Brendshëm Z. Sajmir Tahiri me një grup bashkëpunëtorësh të Ministrisë së Brendshme.

Në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", Papa do të takohet me krerët e besimeve të tjera dhe komuniteteve të krishtera. Ati i Shenjtë duke vlerësuar bashkëjetësën fetare në Shqipëri ka shprehur dëshirën të takojë personalisht përfaqësues të komuniteteve fetare të vendit tonë. Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësues nga komuniteti mysliman, ortodoks, bektashian, katolik dhe protestant. Ky takim do të zhvillohet pa praninë e mediave.

Në orën 17:00 do të jetë kremtimi i lutjes së mbrëmësores në Katedralen e Tiranës. Në këtë takim do të marrin pjesë rreth 800 meshtarë, motra, rregulltarë dhe rregulltare si dhe përfaqësues të lëvizjeve laikale në Shqipëri.

Në Bubq do të jetë ndalesa e fundit e Papës, ku do të takojë fëmijët e qendrës "Betania" dhe një përfaqësi personash të qendrave të tjera të bamirësisë të Kishës në Shqipëri.

Në orën 19:45 në aeroport do të zhvillohet ceremonia e largimit të Papës nga vendi ynë dhe 15 minuta më vonë, Ati i Shenjtë do të lerë tokën shqiptare.

KOMENTE