Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Partia Demokratike ka për qëllim: Mbrojtjen e demokracisë parlamentare dhe shtetit ligjor
English

Partia Demokratike ka për qëllim: Mbrojtjen e demokracisë parlamentare dhe shtetit ligjor

Basha takohet me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerimin në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, z.Owen Jenkins.

Kryetari i Partisë Demokratike z, Lulzim Basha priti në takim Drejtorin për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, z.Owen Jenkins.

Kryetari Basha i shprehu z. Jenkins mirënjohjen per mbeshtetjen dhe ndihmesën që Britania e Madhe i ka dhënë në vijimësi demokracisë në Shqiperi dhe procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Duke u ndalur në zhvillimet politike në vend, Kryetari Basha ndau me Drejtorin Jenkins shqetësimin e thellë për mosrespektimin e Kushtetutës nga mazhoranca, parimeve themelore të shtetit të së drejtës dhe dispozitave bazë për mirëfunksionimin e institucionit parësor të demokracisë, siç është rregullorja e Kuvendit.

Basha theksoi se shkelja e vazhdueshme e Kushtetutës, refuzimi i kontrollit demokratik opozitar përmes komisioneve parlamentare hetimore, injorimi dhe moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të gjykatave të vendit, mohimi i fjalës së lirë të opozitës përmes ushtrimit të dhunës verbale dhe fizike nga elemente kriminalë të mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë, të orkestruar dhe drejtuar nga Kryeministri Rama, kanë reduktuar në zero ccdo hapësirë demokratike për opozitën duke e detyruar atë të ndërpresë marrëdhënien me Kuvendin.

Megjithë thirrjet e përditshme të opozitës, mazhoranca Rama-Meta jo vetem që nuk ka reflektuar për kriminalizimin e Kuvendit dhe ngjarjet e papranueshme të dhunës ndaj deputetëve të opozitës por kanë vijuar dhe intensifikuar fushatën e kapjes së institucioneve të pavarura, Këshillin e Lartë të drejtesise, shkollën e magjistraturës, dhe gjykatat e vendit, pavarësisht kundërshtisë të hapur e publike edhe të partnerëve strategjike ndërkombëtare – vijoi Kryetari Basha.

Kryetari Basha vuri në dukje gjithashtu shqetësimin e thellë që ka shkaktuar goditja e konsensusit dhe antireforma e kësaj mazhorance në shërbimin civil, si pasojë e të cilit mbi 9 mijë nëpunes civile janë hedhur në rrugë dhe janë zëvendesuar me militantë partiakë, por veçoi edhe rrezikun për liritë dhe të drejtat e qytetarëve nga mbushja e administratës dhe organeve të ruajtjes së rendit me elemente kriminalë, apo nga ndarja antikushtetuese e groteske administrative e vendit nga dyshja Rama-Meta.

“Në këto kushte, insistimi i prerë i partnerëve ndërkombëtare në ruajtjen e standarteve demokratike që shqiptarët me aq mund kanë ndërtuar gjatë këtyre viteve dhe beteja e përditshme e vendosur e opozitës në mbrotje te demokracise është dhe mbetet e vetmja mënyre për t‘i vënë fre revanshit të kësaj mazhorance për zëvëndësimin e demokracisë në Shqipëri me një regjim oligarkik“ - tha Kryetari Basha.

KOMENTE