English

PD: 3 ditë para vizitës së Papës, qeveria bën paradë me Enverin

Kryetari i Grupit parlamentar, Paloka, dënon hipokrizinë e Ramës. “Tirana e pret Papën me fotot e martirëve të klerit në Bulevard, qeveria bën paradë me foton e vrasësit të priftërinjve”.


Sot në Gjirokastër, në një parakalim qeveritar të lajmëruar që dje nga Edi Rama, janë valëvitur fotot e dikatorit Hoxha dhe nxënësit janë veshur me shallin e pionierit.

Ky demonstrim qeveritar që ndodh vetëm 3 ditë para ardhjes së Papës në Shqipëri, është një fyerje për mesazhin e atit të shenjtë, i cili u shpreh se do të viziojë një vend që ka vuajtur shumë për shkak të regjimit të tmerrshëm ateist.

Ky demonstrim, është një hipokrizi e ulët e Edi Ramës. Teksa Tirana e pret Papën me fotot e martirëve të klerit në Bulevard, qeveria bën paradë me foton e vrasësit të priftërinjve.

Shfaqja e gardistëve të kuq 3 ditë para vizitës së Atit të Shenjtë është një provokim i ulët dhe gjesti më i keq para kësaj vizite historike.

Socialistët nën drejtimin e Ramës, nuk ndalojnë në rehabilimin e figurës së Enverit as në këto ditë të vecanta për vendin.

Ky është një provokim i hapur që i bëhet shoqërisë dhe vendit më të vuajtur në kohën e diktaturës komuniste, ku prej regjimit të Enverit mijëra u pushkatuan me dhe pa gjyq, mijëra u internuan, dhe gjithë qytetarët u privuan nga lirië e të drejtat themelore të njeriut, dhe shoqëria shkoi drejt urisë së bukës.

Partia Demokratike e dënon këtë manifestim komunist nën kujdesin qeveritar, dhe kërkon ndalimin e menjëhershëm të këtyre provokimeve, ndaj shoqërisë tonë, pak ditë para vizitës së Atit të Shenjtë.

KOMENTE