English

Arrestohet Viton Antonio Olivera Ferizai në Kukës

Në Kukës, rreth në orën 15 : 00, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit : Viton Antonio Olivera Ferizai, vjeç 30, lindur në Gramado të Brazilit dhe banues në Prishtinë, Kosovë.

Arrestimi i shtetasit te lartpërmendur u bë pasi rreth orës 12 : 00, gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e Policisë Kufitare Morinë, në automjetin e tij me targa 05-355-CE, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një shpatë me gjatësi 102 cm, me këllëf të zi metalik me mbishkrimin Crafted in Taiëan .

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale të “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279 të K.Penal.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës

KOMENTE