Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Rama përballë gazetarit Blendi Fevziu
English

Kryeministri Rama përballë gazetarit Blendi Fevziu

Ashtu sikurse kishte premtuar, Kryeministri Rama foli përballë gazetarit Blendi Fevziu për arrestimin e Guvernatorit Fullani.

Kreu i qeverisë tha se ishte informuar për ndalimin e kreu të Bankës Qendore vetëm pak orë para ekzekutimit të vendimit të gjykatës, ndonëse pranoi se Prokurori i Përgjithshëm e kishte lajmëruar se hetimet për skandalin e vjedhjes se parave mund të shkonin shumë lart në hierarkinë e Bankës.

Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë: “Kam pasur njoftim që do të arrestohej Guvernatori Fullani. E kam marrë vesh këtë gjë në momentin kur Ministrit të Brendshëm është njohur me kërkesën për arrestimin e Guvernatorit. Prokurori i Përgjithsshëm më ka informuar që hetimet mund të shkojnë deri lart”.

I pyetur se përse gjatë hetimeve të Prokurorisë nuk është marrë në pyetje Shefi i Sigurisë së Bankës, i cili është babai i Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, Briseida Shehaj, Kryeministri, duke iu referuar këtij lajmi të dhënë në gazetën Panorama, tha se pronari i kësaj të përditshmje e ka kërcënuar Drejtoren e Tatimeve dhe familjen e saj dhe se ai ben pjesë në një klub mediash që vendosin dhe heqin gjoba.

Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë: “Drejtorja e Tatimeve prej disa kohësh, sëbashku me kolegët e saj gjendet nën presionin e drejtëpërdrejtë të pronarit të kësaj gazete. Shpeshherë publiku jonë manipulohet nga të tilla faqe të para që përdoren si maska ose për të hënë gjoba, ose për të hequr gjoba të ligjshme, x botues ose x botues tjetër.

Blendi Fevziu – Gazetar: “Nëse këtë e thoni ju që jeni Kryeministër i këtij vendi I bie që ky vend është në një situatë shumë të rëndë Z. Kryeministër?”

Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë: “Ju jeni pjesë e klubit që vendos gjoba, flas për klubin e madh të njerëzve që botojnë në këtë vend, ndër të cilët ka edhe nga ata që venë gjoba, jo që jeni ju që vini gjoba”.

Kryeministri pranoi si i ka kërkuar Presidentit që të konsiderojë një profesionist të huaj për ta propozuar në postin e Guvernatorit.

Ai pranoi gjithashtu se Presidenti ka të drejtë kur thotë se ligji nuk e lejon këtë, por la të kuptohet se emërimi mund të bëhet pas ndryshimit në ligj.

Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë: “Unë besoj dhe dua ta them hapur për të gjithë që sigurisht propozimi i takon Presidentit por ajo që i kam kërkuar Presidentit është që të konsiderojë kandidaturën që ai e ka tagër ta kërkojë dhe ta gjejë, të një Guvernatori të huaj. Sigurisht çka dëgjova këtu, sepse nuk e kisha ndjekur, është tërësisht korrekte nga pikëpamja ligjore por nuk është absolutisht diçka që nuk mund të kapërcehet edhe ligjërisht”.

Kryeministri garantoi se për sigurinë e Papës gjatë vizitës këtë të dielë në Tiranë, janë marrë të gjitha masat, por sipas tij jo si meritë e Shërbimeve Inteligjente Shqiptare.

Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë: “Shërbimet Inteligjente me të cilët ata bashkëpunojnë janë shumë më të ftilluara sesa Shërbimi ynë Sekret, që është i lodhur deri në palcë dhe absolutisht që nuk ka asgjë për tu shqetësuar”.

Kryeministri e vlerësoi si të suksesshëm vitin e parë të qeverisë së tij, duke thënë se janë përmbushur disa premtime të rëndësishme elektorale. Përsa i përket situatës ne sistemin energjitik, kur Fondi Monetar Ndërkombëtar ka sugjeruar rritjen e faturimit të energjisë, Kryeministri tha se çmimi i energjisë nuk do të rritet dhe se çdo ndryshim nuk do të prekë shtresat në nevojë.

Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë: “Pensionistët, shtresat në nevojë dhe me rrallë, e që janë sot tek fasha e mbrojtur nuk ka dhe nuk do ketë rritje. Përgjegjësia e qeverisë është të mbrojë ata të cilët nuk mund të përballojnë asnjë rritje çmimi. Do ta shikojmë do të rritet çmimi i energjisë apo nuk do rritet. Unë them nuk do rritet çmimi i energjisë në Dhjetor”.

KOMENTE