Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis Festivali “Different Trains “
English

Nis Festivali “Different Trains “

Festivali “Different Trains “ fillon edicionin e tij të tretë. "Different Trains" është festivali i muzikës që do të zhvillohet nga datat 24 shtator-1 tetor në Tiranë, i cili ka mbledhur artistë brilantë shqiptarë të njohur në skenat e botës dhe artistë të huaj në skenën shqiptare.

Ky festival vjen si një ide për të krijuar një event muzikor paksa special, me disa muzikantë shqiptarë dhe të huaj që interpretojnë në në skenat botërore. Një program mjaft i variuar do të krijojë një atmosferë të veçantë midis artistëve në skenë dhe publikut shqiptar. Programimi në formacione duo, trio, kuartet dhe kuintet vjen nga një vullnet për të ndarë skenën së bashku. Qëllimi I këtij festivali mbetet komunikimi përmes muzikës “Muzika të jep mundësinë të kalosh disa pengesa të personalitetit në njohjen e njerëzve dhe të shkosh në thelbin e tij, në ndjeshmërinë e natyrës njerëzore. Dhe nuk ka gjë më të bukur se sa ta ndash këtë me artistë të tjerë të mëdhenj”.

Ky festival mbështetet nga Ministria e Kulturës.

KOMENTE