English

1 plagoset dhe 3 humbin jetën në Gramsh

Në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat një aksident i rëndë i ndodhur mëngjesin e sotëm i ka marrë jetën 3 personave dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Ngjarja e tragjike është regjistruar në afërsi të fshatit Bërsnik, kur drejtuesi i një mjeti fuoristradë ka humbur kontrollin dhe makina ka përfunduar në një terren të thepisur në anë të rrugës.

Nga aksidenti ka humbur jetën:

Aleksandra Taragjini,

Myzafer Cingërrima dhe 25-vjeçari Artur Ibro dhe ka mbetur i plagosur Mehmet Taragjini.

Policia po punon për zbardhjen e aksidentit.

KOMENTE