Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha takon Fyle. Demokracia parlamentare nuk funksionon
English

Basha takon Fyle. Demokracia parlamentare nuk funksionon

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet për mediat, pas takimit me komisionerin Fyle

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua sot me Komisionerin për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle.

Pas takimit, z.Basha pati këtë prononcim për mediat:

Vizita e Komisionerit në largim për Zgjerimin e z.Fyle, me rastin e tryezës të fundit të Dialogut të Nivelit të Lartë, që ai kryeson këtë kapacitet, me dha rastin për një takim të fundit me të për të diskutuar për problematikën e madhe në vend, në raport jo vetëm me 5 prioritet e Bashkimit Europian, por në raport me mosfunksionimin e demokracisë parlamentare.

Një nga prioritet është lufta kundër krimit por si mund të luftohet krimi kur kryeministri ka krijuar në Parlament një strukturë të posaçme dhune me kriminelë të dënuar dhe të dyshuar si akoma aktivë në fushën e krimit të organizuar, për ti mbyllur gojën opozitës. Si mund të flitet për një vend që avancon drejt standardeve europiane kur kriteri bazë i Kopenhagës, zbatimi i ligjit, është vënë në dyshim nga vetë qeveria e cila nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por i shkel ato, siç shkel Kushtetutën, siç shkel ligjin, siç shkel të drejtat dhe liritë themelore ligjore të shtetasve shqiptarë ditë për ditë.

Si opozitë kemi qenë dhe jemi të vendosur për të bërë gjithçka për përparimin europian të vendit. E dëshmojmë këtë sot me praninë tonë në tryezën e dialogut të lartë, e dëshmojmë këtë me gadishmërinë tonë për të kontribuar në procese të rëndësishme siç është reforma në drejtësi, por ndërkohë që ne dëshmojmë këtë vullnet të mire, shumica bën akte të paligjshme siç është komisioni hetimor i cili nuk ka për qëllim reformën e drejtësisë por ka për qëllim të kapë Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Siç janë 3 ligjet të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjykatës Administrative, Shkollës së Magjistraturës, të cilat përkundrejt kërkesave të Bashkimit Europian, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve anëtare, shkuan në Parlament, u votuan dhe u rivotuan edhe kur Presidenti i ktheu si antikushtetuese.

Kjo është një situatë jashtëzakonisht e rëndë. Të mbyllësh sytë para kësaj situate është bashkëfajësi. Po e shtyjne Shqipërinë nga një vend i cili përmes plotësimit të standardeve arriti të bëhej anëtare e NATO-s, arriti të hiqte vizat për qytetarët shqiptarë, plotësoi kushtet për marrjen e statusit të vendit kandidat, pavarësisht prej kulisave të Partisë Socialiste dje në opozitë, po e shtyjnë drejt destabilizimit politik, drejt krizës politike, drejt asgjesimit të jetës parlamentare. Këto janë probleme jashtëzakonisht të mprehta që i ndava me komisionerin në largim, dhe do të vazhdojmë t’i ndajmë edhe me pasardhësin e tij dhe me Komisionin Europian, tek i cili kemi gjetur dhe shpresojmë të gjejmë një avokat të fortë të standardeve dhe normave europiane, për Shqipipërinë dhe shqiptarët, standarde dhe norma që janë sot nën sulmin e ditë për ditshëm të çiftit oligarkik Rama-Meta.



Pyetje: Z.Basha, a ju kërkoi marrëveshje pakisë-shumicë që do të mundësonte kthimin tuaj në Parlament? Ishte një ndër mesazhet e fjalës tuaj…

Basha: Ne kemi folur qartë. Ne duam të kthehemi në Kuvend. Ne duam të kthehemi në Parlament. Por parlamenti nuk është ndërtesë. Parlamenti nuk është një grumbull qytetarësh, njerëzish. Parlamenti është Kushtetutë, është demokraci, është debat, është dialog, është rregullore, është ligj. Të gjitha këto janë nëpërkëmbur nga asambleja e drejtuar nga çifti Rama-Meta. Ne kërkojmë rivendosjen e Parlamentit sepse vetëm me rivendosjen e Parlamentit, konceptit të parlamentarizmit, mund të ketë një pajtushmëri midis opozitës dhe Parlamentit.

Pyetje: Z.Basha, pasi ia parashtruat situatën në parlament komisionerit Fyle, a ju ftoi të ktheheni në parlament?

Basha: Mendoj se diskutimi ka qenë fare i qartë. Nuk ka mendje të shëndoshë europianiste të mos kuptojë se kërkesat e opozitës janë në themel të identitetit europian. Çfarë kërkojmë ne? Zbatimin e Kushtetutës, zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe një akt njohjeje, pranimi të përgjegjësie për kriminalizimin e parlamentit dhe hapat për ta dekriminalizuar parlamentin dhe administratën si parakusht për paqen sociale dhe politikën në vend.

Pyetje: Reforma në drejtësi është një nga prioritetet kyçe. Pritet që Presidenti i Republikës në 6 tetor të mbledhë një tryezë gjithëpërfshirëse për reformën në drejtësië. A do të prezantojë opozita një platformë të saj për këtë reformë?

Basha: Opozita ka idetë e saj, ka projektet e saj, ka një ekspertizë të çmuar dhe të konsultuar edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë për çështjet e reformës në drejtësi, por që të ketë reformë në drejtësi, duhet të ketë gjithpërfshirje, duhet të ketë standarde europiane, duhet të ketë pjesmarrje të të gjithë aktorëve duke përfshirë aktorë nga drejtësia, duhet të ketë transparencë dhe jo ajo që shohim tani. Nga njëra anë flitet për reformën në drejtësi, nga ana tjetër Arben Ndoka me shokë janë vërsulur të shkarkojnë dhe të kapin Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

KOMENTE