Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fieri, nga rrënimi drejt rilindjes
English

Fieri, nga rrënimi drejt rilindjes

Edhe sot, Kryeministri Edi Rama vijoi me inspektimin në terren të punimeve që po kryhen në qytetin e Fierit, pjesë e programit kombëtar “Rilindja e qyteteve”.

Në Fier, i kthyer gjithashtu në një kantier të madh ndërtimi, punimet kanë nisur njëherësh, në disa ndërhyrje urbane rikualifikuese.

Rehabilitimit tërësor i është nënshtruar qendra e qytetit, që përfshin rikonstruksionin e Bulevardit “Jakov Xoxa”, rehabilitimin e 12500 m2 trotuare dhe ndërtimin për herë të parë të pedonales dhe të një korsie dedikuar lëvizjes me biçikleta. Pjesë e rëndësishme e projektit është edhe rinovimi i fasadave dhe shtimi i hapësirës së gjelbër.

Kjo punë masive që po zhvillohet në një prej qyteteve më të mëdha të vendit, për kryetarin e Bashkisë së Fierit Baftjar Zeqo është dëshmia më e mirë që kur Qeveria qendrore di të ndërtojë partneritetin me pushtetin vendor, interesat e qytetarëve janë të garantuara dhe zhvillimi i qytetit është i suksesshëm. “Fieri po rilind, është kthyer në një kantier ndërtimi. Sapo kemi nisur punimet për rikonstruksionin e bulevardit “Jakov Xoxa”, i cili është një projekt kompleks dhe shumë dimensional. Nga ky investim, rreth 100 mijë banorët fierakë do të përfitojnë; 1 kilometër bulevard, 12500 metra katrorë trotuare në shërbim të qytetarëve të të gjitha moshave. Për herë të parë, qytetarët e Fierit do të kenë pedonalen e tyre me një sipërfaqe 21 mijë metra katrorë. Qytetit do t’i shtohen 1800 metra katrorë sipërfaqe të gjelbëruara përgjatë këtij bulevardi, rreth 350 pemë do të mbillen. Investimi do të sjellë për herë të parë edhe korsinë e munguar të biçikletave, me një gjatësi rreth 2 kilometra,” - u shpreh Kryetari i Bashkisë, duke theksuar edhe mbështetjen e dhënë nga Qeveria për ndërtimin e katër fushave sportive komunitare pranë shkollave të qytetit, si dhe rikonstruksionin e dy shkollave.

Këto projekte, theksoi Kryeministri janë fillimi i një transformimi të madh për Fierin, qytet i harruar nga qeveria qendrore, edhe pse është qytet me kontribut shumë të madh në të ardhurat e përgjithshme të vendit.

“Fatkeqësisht qyteti i Fierit edhe pse është një nga kontributorët më të mëdhenj në arkën e shtetit shqiptar, për vite të tëra s’ka parë asnjë qindarkë investime publike dhe për vite të tëra ka vuajtur harresën, braktisjen. Një rrënim të vazhdueshëm që Bashkia e Fierit ashtu si çdo bashki tjetër në Shqipëri e ka të pamundur ta përballojë pa përkrahjen, pa mbështetjen dhe pa bashkëpunimin me Qeverinë kombëtare në Tiranë. E pra, ja pse duke votuar në 23 qershor ashtu siç ju bëtë, në fakt i vutë Fierit në krah, Qeverinë kombëtare në Tiranë. Ne do të ecim sëbashku, të pandarë, për të bërë për Fierin në këto 4 vjet më shumë se ç’është bërë në 20 vjet, të marra sëbashku. Është vetëm fillimi dhe se vit pas viti do të pasohet me më shumë projekte, më shumë kantiere, më shumë zhvillim urban dhe social. Qëllimi ynë është t’i japim qyteteve mundësinë që të rilindin duke rilindur shpresën e shumë familjeve të reja që mund ta ndërtojnë jetën këtu në qytet dhe mund t’i rrisin fëmijët në qytet dhe mund ta shohin të ardhmen e tyre të lidhur me qytetin,” – u shpreh Kryeministri.

Ndërsa njoftoi se pastrimi i lumit Gjanica nga ndërtimet mbi skarpate dhe rehabilitimi i tij do të jetë projekti i radhës për Fierin, me mbështetjen e Qeverisë, për ta kthyer atë në një aset ekologjik dhe social për qytetin.

“Unë nuk e kam harruar zotimin që ne duhet t’i kthejmë Fierit, lumin. Lumin që, për fat të keq, është transformuar njësoj se Lana e dikurshme në Tiranë dhe që është bërë burim pisllëku dhe burim të këqijash për qytetin. Ju siguroj se ne këtë zotim do ta mbajmë duke filluar nga pastrimi i lumit. Për këtë do t’i ftoja të gjithnjë ata që prej vitesh kanë ngritur aktivitetin tyre mbi lumë që të mendojnë të largohen, sepse shumë shpejt, ne do të ndërhyjmë e do ta pastrojmë lumin nga ndërtimet. Pas pastrimit të lumit nga ndërtimet ne do të mbështesim shumë fort bashkinë, për të realizuar projektin e rehabilitimit që ai lumë të kthehet në një aset ekologjik dhe në një aset turistik, por edhe në një aset social për qytetin, një aset i jetës sociale të qytetit,” – ishte zotimi i Kryeministrit.

Me mbështetjen e Qeverisë, në Fier do të rikonstruktohen edhe dy shkolla. Kryeministri theksoi rëndësinë e objektivit për shtimin e terreneve sportive.

“Ne do të fillojmë të investojmë dhe kemi filluar praktikisht, me një pjesë të programit kombëtar për “Rilindjen e qyteteve”, investimet për terrenet sportive. Është koha që shumë terrene të braktisura t’i kthejnë në terrene sportive dhe është koha që në Fier të mos ndërtojmë më pallate, por të ndërtojmë fusha sporti. Unë besoj se Fieri i ka mjaft, pallatet. Tani është koha për fusha sporti, është koha për parqe, është koha për t’u dhënë qytetarëve hapësira të jetës së përbashkët sociale,” – nënvizoi Kryeministri.

***

Sheshi “Europa” në Fier u bë edhe vendi i ceremonisë së Ditës Kombëtare të Gjermanisë, ku në prani të Kryeministrit Rama dhe ambasadorit Helmut Hoffman, në nderim të kësaj Dite që celebron bashkimin e Gjermanisë, u ngrit flamuri gjerman.

Ambasadori Hoffman, ndërsa theksoi se në Shqipëri konstatohet me kënaqësi se integrimi ka gjetur një konsensus mjaft të gjerë popullor, shprehu mbështetjen e plotë të Gjermanisë për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

“Gjermania shoqëron rrugën e Shqipërisë drejt BE me shumë simpati dhe shumë angazhim. Prej 25 vitesh, ne ndodhemi të angazhuara në kuadër të shumë projekteve këtu. Nuk është sigurisht rastësi që ne jemi donatori më i madh bilateral, sepse ne duam të mbështesim e ndihmojmë Shqipërinë,” – u shpreh ambasadori Hoffman.

“Vizita juaj zoti Kryeministër, në 1 prill në Berlin, pranë Kancelares federale, zonjës Merkel, - shtoi z. Hoffman - ka luajtur një rol vërtetë mjaft të dobishëm në të gjithë këtë linjë zhvillimi, që Gjermania të mund të jepte pastaj edhe mbështetjen e saj për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.”

Ambasadori Hoffman u ndal edhe në Konferencën e Berlinit, për të cilën u shpreh: “Në Konferencën e Ballkanit Perëndimor nuk ishte fjala thjesht e vetëm të kontribuohet për thellimin e paqes në rajon, por edhe të zbatohen projekte të bashkëpunimit konkret. Këtu dëshiroj të përmend dy a tre prej tyre, të cilat Kancelaria Merkel i ka përfshirë në konkluzionet e Konferencës. Projektet e infrastrukturës siç është Korridori i Kaltër që nis nga Kroacia, përmes Malit të Zi në Shqipëri, deri në Greqi, që do të jetë për Shqipërinë një zhvillim mjaft i rëndësishëm. Apo edhe lidhja në rrjetin europian hekurudhor. Edhe ky do të mund të jetë një zhvillim mjaft i rëndësishëm për progresin ekonomik.”

Një vlerësim të posaçëm, ambasadori gjerman dha për mikpritjen që shqiptarët i rezervuan Papa Françeskut në Shqipëri, vizitë e ndjekur me shumë interes, siç tha ai, edhe nga media gjermane dhe që i dëshmoi publikut europian tolerancën fetare, një vlerë e shquar e Shqipërisë.

KOMENTE