English

Kapet me lëndë drusore kontrabandë. Procedohet penalisht

Me datë 30. 09. 2014, filloi proçedimi penal në gjëndje të lirë ndaj shtetasit Petrit M., vjeç 38, banues në “Laç Vau Dejës” Shkodër.

Procedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi, pasi në vendin e quajtur Qafë Qerret të Pukës, është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë me mjetin Kamion Tip Benc me targë AA 708 AF, duke transportuar një sasi prej 16 m kub lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.

Materialet u dërguan në Prokurori, sipas nenit 205 të Kodit Penal.

KOMENTE