Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nikolla: sistemi arsimor duhet të fokusohet tek arsimimi si aftësim drejt punësimit
English

Nikolla: sistemi arsimor duhet të fokusohet tek arsimimi si aftësim drejt punësimit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla mori pjesë në konferencën “Innovation in Albania / Challenges & Opportunities”, organizuar nga Universiteti i Tiranës në kuadër të projektit PACINNO – Platformës për bashkëpunimin trans-Akademik në Inovacion.

Gjatë fjalës së saj, Ministrja Nikolla tha se i gjithë sistemi arsimor duhet të fokusohet tek arsimimi si aftësim drejt punësimit si dhe krijimi i mundësive me impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Për këtë arsye, ndërhyrjet në sistemin parauniversitar si dhe gjithë reforma e arsimit të lartë është një hap i domosdoshëm për të mundësuar aftësimin e të rinjve më atë që i pret nesër në tregun e punës. Reforma e arsimit të lartë do të mundësojë jo vetëm krijimin e hapësirave të nevojshme, por gjithashtu do të nxis universitetet që të jenë në vijën e parë të stimulimit të politikbërjes drejt fushave me rëndësi prioritare në zhvillimin e vendit”, tha ministrja Nikolla.

Ndër të tjera, Ministrja shtoi se nxjerrja në pah e problematikave dhe sfidave të vendit tonë në fushën e përdorimit të teknologjisë nga bizneset si dhe hapat konkretë që po ndërmerren nga institucionet përkatëse është një element i rëndësishëm i përmirësimit që mund të bëhet në fushën e Inovacionit.

Projekti PACINNO, i financuar nga Komisioni Europian me anë të programit IPA ADRIATIC CBC ka për qëllim krijimin e një platforme për bashkëpunim në fushën e kërkimit dhe inovacionit, që mbulon të gjithë rajonin e Adriatikut.

Gjithashtu ky projekt ka për qëllim zhvillimin e urave të reja, duke targetuar prodhuesit e politikave dhe subjektet e biznesit, midis aktiviteteve kërkimore dhe shkencore, të kryera në institucionet akademike si edhe sistemin ekonomik, me interes të veçantë nevojat teknologjike të SME-ve.

KOMENTE