Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Rilindja e qyteteve” prek edhe Lezhën
English

“Rilindja e qyteteve” prek edhe Lezhën

Lezha ishte dje ndalesa e radhës e Kryeministrit Edi Rama për inspektimin e programit kombëtar “Rilindja e qyteteve”.

I shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj, ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe deputetja e këtij qyteti, Monika Kryemadhi, Kryeministri Edi Rama përshkoi kantieret e zbatimit në terren të projektit.

Pjesë e rëndësishme është edhe rikonstruksioni i rrugës hyrëse që fillon nga rrethrrotullimi në superstradën Tiranë-Lezhë deri në urën mbi lumin Drin, e pozicionuar në hyrje të qytetit, e cila do të vishet me gurë. Ky investim me vlerë 40 milionë lekë parashikon gjithashtu, edhe lidhjen e rrugëve dytësore, si dhe sinjalistikë vertikale dhe horizontale.

Rikonstruksioni i rrugës Kodër-Marlekaj, 1.7 kilometra, me vlerë mbi 89 milionë lekë, është një tjetër projekt i rëndësishëm në zbatim, i cili i vjen në ndihmë edhe zhvillimit të një zone informale. Deputetja e Lezhës Monika Kryemadhi ngriti si dy problemet më të mëdha edhe për qytetin e Lezhës, ujësjellësin dhe ndriçimin e qytetit, për të cilat theksoi se reforma e re administrativo-territoriale jep mundësinë që këto probleme të trajtohen më me efikasitet.

“Problemet më të mëdha janë ujësjellësi dhe ndriçimi i qytetit, që kanë me kosto shumë të mëdha. Ndarja e re administrative ka krijuar mundësinë që kur të bëhen tashmë, projektet të mos bëhen projekte të copëzuar, pra, të ndara në 350 komuna, por të ndara në mënyrë të tillë që administrimi, infrastruktura, ndriçimi, ujësjellësit, rrugët të jenë në kompleks bashkë,” – u shpreh Kryemadhi.

Kryeministri Rama kërkoi që të gjenden mënyrat që ky projekt të plotësohet me të gjitha elementet, veçanërisht ndriçimin.

Me një investim me vlerë mbi 220 milionë lekë, ndërhyrjet urbane nisin me rivitalizimin e sheshit të qendrës “Besëlidhja”, të sheshit “Gjergj Kastrioti” sëbashku me rikualifikimin e lulishtes para memorialit të Skënderbeut.

Kryeministri inspektoi edhe ecurinë e projektit “Rehabilitimi i Bregut të Drinit”. Me një fond prej 30 milionë lekë, rikualifikim urban do të pësojë lumi që përshkon qytetin, përgjatë të cilit do të ndërtohet aksi i pedonales, me pistën e biçikletave dhe hapësirat e gjelbra, me mbjelljen e 1000 pemëve dhe 2400 bimëve të tjera dekorative.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Viktor Tushaj, duke dhënë detaje për projektet, veçoi faktin se edhe sistemi i ndriçimit për qytetin do të jetë një risi, si dhe theksoi edhe rëndësinë që i është kushtuar edhe ndërtimit të terreneve sportive. “Kjo është hyrja e qytetit, me gjelbërim dhe ndriçim me panele diellore. Sheshi, pas kësaj faze do të jetë faza e dytë, me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, do të kthehet në shëtitore me pistë biçikletash. Është edhe projekti me Ministrinë e Arsimit për kopshtin e ri dhe dy terreneve sportive, njëri prej të cilëve krejt i ri.”

Kryeministri theksoi se transformimi i Lezhës ka filluar pikë së pari, nga respekti për atë çka ky qytet përfaqëson për vendin, me zonën muzeale të tij, por edhe me pastrimin dhe rehabilitimin e lumit që përshkon qytetin, që Kryeministri e cilësoi si “Lana tjetër”.

“Duke e filluar nga qendra e qytetit, ne e fillojmë dhe nga respekti për një nga gurët më të çmuar të historisë dhe trashëgimisë tonë kulturore dhe historike, që është pikërisht qendra rreth së cilës është ndërtuar qyteti i sotëm i Lezhës. E fillojmë pikërisht këtu, tek sheshi në krah të memoriali të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, që ka mbetur aty, i harruar qysh nga koha e diktaturës dhe është kthyer në një parkim për makinat. E fillojmë nga kjo zonë, për të lidhur qendrën e re të qytetit me lumin që e përshkon qytetin, që deri sot, në pamundësi të plotë nga bashkia për të bërë çfarëdo qoftë, pa mbështetjen e qeverisë në Tiranë, ishte kthyer si Lana e dikurshme në kryeqytet dhe sot po fillon të kthehet në një damar të gjelbër, që do të luajë rol edhe në mikroklimën e qytetit dhe që do të kthehet edhe në një nga zonat më të frekuentuara nga familjet,” – u shpreh Kryeministri.

Ndërsa nënvizoi se edhe për Lezhën do të investohen në 4 vjet, sa në 20 vitet e shkuara sëbashku, Kryeministri njoftoi edhe një tjetër projekt me rëndësi për zhvillimin ekonomik të saj, ngritjen e zonës industriale.

“Ky është vetëm fillimi. Më vjen për të qeshur kur e them këtë shprehje, se më kujtohen ca që u trembën nga kjo. Unë ju siguroj se ne do t’i qëndrojmë zotimit, që në 4 vjet do të bëjmë për Lezhën, çfarë nuk është bërë në 20 vjet bashkë. Por jo vetëm kaq. Do bëjmë për Lezhën, çfarë do t’i japë mundësi të rejave dhe të rinjve dhe familjarëve në këtë qytet ta shikojnë të ardhmen këtu. Shumë shpejt, ne besoj se do të kurorëzojmë dhe projektin e madh të zonës industriale, që do të zhvillohet, sigurisht, jashtë qytetit aktual, por që do t’i japë mundësi Bashkisë së re të Lezhës që të ketë një tjetër pol zhvillimi ekonomik.”

Kryeministri Rama, teksa veçoi një element thelbësor në projektin për rikonceptimin urban të qyteteve, hapësirat e gjelbra, theksoi se Qeveria do t’i përmbahet zotimit të saj, që gjelbërimi të bëhet pjesë e përditshmërisë së qytetarëve.

“Ne kemi marrë një zotim që këto 4 vjet do të mbjellim në Shqipëri, më shumë pemë se ç’janë mbjellë në 20 vjet, të marra sëbashku. E dimë që kjo nuk mjafton për të kuruar të gjitha plagët e hapura nga shkatërrimi total, masiv, kudo që i është bërë pyjeve, që i është bërë rrugëve dhe çdo hapësire ku ka pasur gjelbërim, por jemi të bindur që kështu do të vendosim bazat e një Shqipërie të gjelbër dhe e komuniteteve ku gjelbërimi do të rikthehet të bëhet pjesë e jetës së tyre të përditshme, si shëndet dhe si shije.”

Lidhur me këtë, Ministri i Mjedisit Lefter Koka tha se “kemi qenë të fokusuar të mbjellim dhe jo të shkulim, çka ka ndodhur në më shumë se 20 vjet.”

Të gjitha këto ndërhyrje, për Kryeministrin Rama, do të krijojnë një zonë të integruar me gjithë elementet e tjera që sjellin funksionalitet social dhe i rikthejnë komunitetit, hapësirat publike. “Nuk po ju them që mbas realizimit të këtyre projekteve, Lezha do jetë e dyta pas Berlinit. Këtë nuk jua them dot, por po ju them vetëm diçka, që mbas realizimit të këtyre projekteve, të gjithë ata që presin të ndodhin ndryshime, edhe përtej kufirit të këtyre projekteve do jenë shumë më shpresëplotë dhe, do ta kenë shumë më pranë ndryshimin.”

KOMENTE