English

Mukusi i kërmillit, rigjeneruesi më i mirë për fytyrën dhe trupin

Mukusi i kërmillit është një nga substancat më të mira për trajtimin dhe rigjenerimin e lëkurës, ndoshta trajtimi më i plotë dhe më i balancuar i krijuar ndonjëherë për kujdesin ndaj lëkurës.
Ai përmban antioksidantë që janë në gjendje të ngadalësojnë procesin e plakjes duke eliminuar radikalet e lira dhe përmbajtja e saj proteinike është e rëndësishme për t'i dhënë lëkurës një jetë të shëndetshme, të re dhe të tonifikuar.
Mukusi i kërmillit hidraton lëkurën, e mbajnë atë të shdritshme dhe të ushqyer, e mbrojnë nga rrezet ultravjollcë, duke parandaluar në këtë mënyrë plakjen e parakohshme të saj. Ai ngadalëson daljen e rrudhave dhe e stimulon lëkurën që të prodhojë më shumë kolagen, si një nga substancat përgjegjëse për elasticitetin dhe bukurnë e lëkurës.
Studimet klinike konfirmojnë që mukusi i kërmillit përmban disa nga “thesaret” më të mëdhenj të industrisë kozmetike dhe dermatologjisë të përdorura prej vitesh, por tani në gjendje natyrale, të tilla si:
1. Alantoina
2. Kolageni
3. Elastina
4. Acidi glikolik
5. Proteina
6. Peptide
VLERAT TERAPEUTIKE:
1. Eshtë hidratues dhe parandalon tharjen e lëkurës.
2. Stimulon proceset shëruese dhe rigjeneruese të lëkurës.
3. Përmirëson elasticitetin e lëkurës.
4. I jep lëkurës së fytyrës një efekt natyral lifting, sidomos përrëth buzëve dhe syve.
5. Ngadalëson procesin e plakjes së lëkurës dhe formimit të rrudhave, veçanërisht zbut rrudhat e shprehjeve.
6. Tonifikon lëkurën.
7. Redukton shenjat e akneve dhe sëmundjeve të lëkurës.
8. Kuron skuqjet dhe djegiet nga dielli.
9. Eleminon njollat e errëta në lëkurë.
10. Eleminon toksinat.
11. Eleminon enjtjet e lëkurës.
12. Krijon efektin e freskisë.
13. Pengon plakjen e lëkurës.
14. Lufton infeksionet në lëkurë.
15. Eleminon çarjet (lezionet) e lëkurës.
KREMI LIFT-UP DHE ANTI-RRUDHË ME MUKUS KËRMILLI
Kremi lift-up & anti-rrudhë me ekstraktin e saj nga mukusi i kërmillit mbron fytyrën kundër dëmtimeve nga faktorët e jashtëm të mjedisit, si dielli, temperaturat e ulëta, ndotja mjedisore, kripa e detit, bakteret, etj., si dhe eleminon rrudhat e moshës.
Kremi e hidraton fytyrën, e ushqen atë me mikroelementë, i jep freski, shkëlqim, ngjyrë, e tonifikon dhe i largon toksinat.
Përdorimi:
Përpara përdorimit të kremit, pastroni lëkurën me një pastrues, ose me ujë të ngroptë dhe sapun. Pasi të thani fytyrën, shpërndajeni lehtë në fytyrë dhe masazhojeni butësisht e mollëzat e gishtave. Aplikohet 2 herë në ditë.
Kremi me mukus kërmilli përdoret 2 here ne ditë, si krem dite dhe krem nate. Rekomandohet përdorimi i kremit gjatë gjithë vitit për vetitë e tij hidratuese dhe anti-rrudhë. Ai mund të përdoret edhe para grimit apo kremit mbrojtës ndaj diellit. Gjithashtu, ai është i shkëlqyer për përdorim pas diellit, sepse rifreskon dhe ndihmon në nxirje natyrale dhe uniforme.

Duke u bazuar tek rregulli i përgjithshëm, përdorimi i vazhdueshëm i produkteve me mukus kërmilli është një nga çelësat për të pasur rezultate mjaft të mira për kujdesin ndaj lëkurës. Brenda një periudhe 1-4 mujore nga përdorimi i saj, arrihen rezultatet e pritura. Por, ju duhet të keni parasysh se tipat e lëkurës janë të ndryshme dhe reagojnë në mënyra të ndryshme, kësisoj i arrijnë rezultatet në kohë të ndryshme.

SAPUNI HIDRATUES & ANTI-RRUDHË ME SEKRECION KËRMILLI
Sapuni hidratues & anti-rrudhë me sekrecion kërmilli është një kombinim unik i ekstrakteve ushqyese me substancat hidratuese për lëkurën. Këta faktorë shërbejnë për reduktimin e problemeve të fytyrës, të tilla si njollat e errëta, dhe rrudhat si dhe e mbrojnë atë nga faktorët e jashtëm.

Përdorimi:
Aplikohet në fytyrë të lagur dhe trup gjatë banjës (në vaskë ose dush) 2 herë në ditë (në mëngjes dhe në darkë).

Përshkrimi i produktit

Seti me mukus kërmilli është produkt i Herbal Skin Doctor. Herbal Skin Doctor ka zhvilluar dhe rritur nëpërmjet kërkimit shkencor efiçensën e vitaminës E për lëkurën nën kontrollin e Skin Doctor. Ai ka krijuar me sukses një set produktesh të analizuara shkencërisht, testuara dhe aprovuara nga shoqatat botërore të dermatologëve në lidhje me trajtimin e lëkurave të thata, me rrudha dhe të dëmtuara nga faktorë të ndryshëm.

KOMENTE