Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Beci: Është një mëkat i jashtëzakonshëm ai që ka bërë Genc Pollo
English

Beci: Është një mëkat i jashtëzakonshëm ai që ka bërë Genc Pollo

Në vitin 2015 shqiptarët do të duhet të paguajnë për të shikuar dhe atë që sot është televizioni publik shqiptar. Nëpërmjet një analize por dhe raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit të bërë publike te BIRN, (një portal investigativ për Ballkanin), nga Besar Likmeta, thuhet se si në të gjithë Evropën, në vitin 2015 televizionet në Shqipëri duhet të kenë përfunduar transferimin e transmetimeve nga analoge në ato dixhitale. Edhe pse ky afat po afrohet, transmetuesi televiziv publik shqiptar, RTSH-ja, nuk e ka filluar akoma procesin e instalimit të antenave transmetuese dixhitale, për shkak se tenderi për blerjen e tyre është subjekt i një çështjeje gjyqësore midis qeverisë shqiptare dhe kompanisë gjermane “Rohde & Schwartz” shkruan Shekulli.

Likmeta ka bërë publike dhe një raport të KLSH-së për periudhën 2010-2013 i cili fakton abuzimet me tenderat në TVSH.

Transmetimet dixhitale

BIRN shkruan se në qershor të vitit 2012, qeveria shqiptare vendosi që asnjë operator televiziv, përfshirë dhe transmetuesit publikë, nuk duhet të lejohen të transmetojnë në analog pas qershorit 2015. Për këtë arsye në mars të vitit 2013, Ministria e Inovacionit, Komunikimit dhe Teknologjisë, shpalli një tender me një vlerë prej 23 milionë eurosh në të cilin morën pjesë katër kompani ndërkombëtare. Përveç “Rohde and Schëarz”, tri kompanitë e tjera pjesëmarrëse ishin “Ericsson”, “Huawei International” dhe “NEC Eastern Europe” Ltd në bashkëpunim me “Metalcom Inc”. Pas vlerësimit të ofertave, komisioni i tenderit shpalli fituese kompaninë gjermane “Rohde & Schwartz”, por ministri i inovacionit i asaj kohe, Genc Pollo, kërkoi një vlerësim të dytë nga kompania konsulente, “Kordia” Ltd.

Pas rivlerësimit, Pollo shpalli fituese dy kompani, Ericsson dhe “Rohde&Schwartz”, dhe u kërkoi atyre të ndanin kontratën. Kompania gjermane nuk e pranoi këtë vendim dhe e hodhi qeverinë shqiptare në gjyq. Në shkallën e parë kompania e fitoi gjyqin, pasi gjykata arsyetoi se ish-ministri me veprimet e tij kishte shkelur barazinë në tender, një vendim që Pollo e kundërshtoi. Pas ardhjes në pushtet në shtator 2013, ministrja e re e Inovacionit, Mirela Harito, e ankimoi vendimin e gjykatës në Apel, ndërsa çështja tashëm është ende në proces. Sipas ish-drejtorit të RTSH-së, Petrit Beci, ngërçi në këtë proces do të thotë që në qershor të vitit 2015, televizionet e mbetura do të jenë vetëm ato që transmetojnë nëpërmjet rrjeteve dixhitale me pagesë. “Ti thuash jo “Rohde&Schwartz” dhe “Deutche Bank”, do të thotë që nuk do ta bësh”, - tha Beci në një intervistë për BIRN.

“Edhe ligji i prokurimeve është mbrapsht, është bërë i tillë që të fitojë pisllëku”,- shtoi Beci. Ish-drejtori i RTSH-së ka pohuar se tenderi i dixhitalizimit duhej të ishte mbajtur nga RTSH-ja, por ai ishte i lumtur që ministria e kishte marrë përsipër përgjegjësinë. “Nuk doja të bëhej tek unë, sepse e dija që do të kapitulloja nga presioni”, - tha Beci. “Është një mëkat i jashtëzakonshëm ai që ka bërë Genc Pollo”, - shtoi Beci.

KOMENTE