Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Luftimet në qytetin sirian të Kobanit, nuk po ndalen
English

Luftimet në qytetin sirian të Kobanit, nuk po ndalen

Në qytetin sirian të Kobanit, në afërsi të kufirit me Turqinë, kanë vazhduar edhe sot luftimet. Udhëheqës të kurdëve të Sirisë thonë se disa ndërtesa kyçe qeveritare kanë rënë në duart e forcave të grupit Shteti Islamik.

Burime kurde i thanë korrespondentit të Zërit të Amerikës në anën turke të kufirit, se Shteti Islamik ka vënë nën kontroll gjykatën, rajonin e policisë dhe ndërtesat kryesore bashkiake në qendër të qytetit. Kreu i këshillit të qytetit, Anwar Muslim tha se Shteti Islamik ka në kontroll gjysmën e qytetit, përfshirë shtabin e forcave mbrojtëse kurde.

Ashya Abdullah, bashkë-kryetar i një partie të madhe siriano-kurde i tha shërbimit kurd të Zërit të Amerikës se në qytetin e Kobanit po zhvillohen luftime shumë të ashpra, në dy pjesë të qytetit.

Luftëtarët kurdë po përpiqen të frenojnë ofensivën tri-javore të Shtetit Islamik që synon të vërë nën kontroll këtë qytet strategjik në kufi, shkruan Zëri i Amerikës.

Ushtria amerikane dhe forcat e koalicionit, kanë vazhduar ndërkohë bombardimet nga ajri kundër objektivave të Shtetit Islamik në Koban.

I dërguari i OKB-së në Siri, i bëri thirrje Turqisë të lejojë forcat vullnetare kurde të kalojnë kufirin për në Siri, që të ndihmojnë forcat kurde për të mbrojtur qytetin. Ai paralajmëroi se rreth 70 civilë, që janë të bllokuar në qytet dhe rreth 12 mijë të tjerë pranë tij, ka shumë mundësi të masakrohen në se qyteti bie në duart e grupit Shteti Islamik.

KOMENTE