Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama në Shkodër: Ky është vetëm fillimi
English

Rama në Shkodër: Ky është vetëm fillimi

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar sot, inspektimin e të tjera projekteve publike në zbatim për rehabilitimin urban, këtë radhë në disa komuna të rrethit të Shkodrës.

Ndalesa e parë e Kryeministrit ishte në Velipojë, ku inspektoi punimet për ndërtimin e lotit të dytë të shëtitores, që kanë nisur në shtator. Me një investim 55 milionë lekë po bëhet zgjatimi i shëtitores ekzistuese deri 2.6 kilometra përgjatë vijës bregdetare dhe zgjerimi i saj deri në 8 metra, e cila do të shërbejë jo vetëm si zonë rekreacioni për pushuesit, por dhe si një vijë ndarëse me pjesën ranore, me ndërtimin e mureve mbrojtëse.

Velipoja është ndër qendrat e rëndësishme turistike të vendit. Me 15 kilometra vijë bregdetare dhe me statusin e një zone natyrore e mbrojtur, Velipoja pret çdo vit me mijëra pushues vendas e të huaj. Përmirësimi i infrastrukturës turistike merr një rëndësi të veçantë jo vetëm për rritjen e standardeve të ofrimit të turizmit, por edhe në rritjen e të ardhurave të komunës dhe të jetës ekonomike të 20 mijë banorëve të saj.

Siç theksoi edhe Kryetari i komunës Pashk Ujka, në këtë drejtim, ky investim ka një vlerë shumë të madhe për Velipojën. “Pedonalja ka disa funksione. Në total shkon 2600 metra linearë dhe rëra e Velipojë mbrohet totalisht nga mjetet motorike, të cilat nuk do të mund të hyjnë më brenda kësaj zone dhe kjo ka vlera të jashtëzakonshme, sepse ne kemi një zonat ranore më të mira që ka Shqipëria,” – u shpreh Ujkaj.

Kryetari i komunës kërkoi angazhimin e Qeverisë për përfundimin e të gjithë shëtitores, për të cilën mori mbështetjen e Kryeministrit. Përfundimi i saj përpara fillimit të sezonit të ri turistik, u përcaktua nga Kryeministri, një objektiv i rëndësishëm.

“Me patjetër do ta plotësojmë investimin. Do ta shtojmë fondin menjëherë. Synojmë përfundimin e të gjithë projektit përpara fillimit të sezonit, duke krijuar murin mbrojtës për pushuesit, ku ndahet përfundimisht njeriu nga makina, kur vjen në plazh, duke krijuar murin mbrojtës për ndërtimet pa leje, edhe pse në periudhën e fundit, me futjen e policisë në këtë proces ka një rënie të jashtëzakonshme të numrit të ndërtimeve pa leje,” – u shpreh Kryeministri.

Me ndarjen e re administrativo-territoriale, Velipoja i bashkohet Bashkisë së Shkodrës dhe ndërtimi i rrugën lidhëse midis qytetit dhe plazhit, për Kryeministrin Rama, do të sjellë një transformim të madh ekonomik e social për gjithë zonën.

“Kjo është një zonë që kërkon një proces legalizimi për shtëpitë e dyta. Që kuptohet, nuk janë në kategorinë e legalizimeve falas, por janë në kategorinë e procesit të legalizimit, sidoqoftë. Duke pritur që ju të përfundoni procesin e masterplanit të Velipojës, sepse Velipoja tanimë i bashkohet Shkodrës dhe krijohet një bashki e re me një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik dhe turistik. Dhe sigurisht që objektivi strategjik afatmesëm është që të ndërtojmë dhe rrugën lidhëse midis qytetit dhe plazhit, duke sjellë një transformim të madh nga pikëpamja ekonomike për gjithë këtë zonë dhe duke i dhënë Bashkisë së Shkodrës, një motor plus ekonomik dhe social. Kështu që të vazhdojmë punën me këto ritme, që të presim sezonin tjetër me një tjetër kualitet,” – nënvizoi Kryeministri.

Duke lënë Velipojën, Kryeministri iu drejtua qytetit të Shkodrës, për të inspektuar ecurinë e projektit për rikonstruksionin e rrugës Shkodër-Shirokë.

Rruga, 3.3 kilometra, kalon në një zonë panoramike që fillon nga Ura e Vjetër e Bunës dhe përfundon në Shirokë. Me projektin e ri ka nisur zgjerimi i rrugës deri në 5.5 metra dhe me të gjitha elementet e infrastrukturës bashkëkohore, investim rreth 160 milionë lekë. Ajo pritet të sjellë lehtësimin e fluksit të lëvizjes në këtë zonë, e cila e shtrirë pranë Liqenit të Shkodrës është ndër më të frekuentuara nga qytetarët e Shkodrës dhe jo vetëm.

Më pas, Kryeministri Rama vazhdoi drejt komunës Rrethina. Aty, Kryeministri u njoh me ecurinë e investimit prej 31.3 milionë lekë të nisur në muajin gusht, për rikonstruksionin e rrugës së qendrës Grudë e Re-Qendër Golem.

Kryetari i komunës falënderoi Kryeministrin për këtë investim, që edhe pse shumë i nevojshëm, ka qenë deri më tani i munguar. Rruga shkurton distancën e këtyre fshatrave me qendrën e komunës Rrethina dhe me qytetin e Shkodrës. “23 vjet, një gur se ka hedhur kush. Qeveria juaj mundësoi investimin e kësaj rruge,” - tha ai. Pas përfundimit të saj, lehtësohet lëvizja e banorëve, por veçanërisht nxënësve, në drejtim të qytetit.

Vau i Dejës ishte ndalesa e fundit e Kryeministri. Me një fond prej rreth 29 milionë lekë që në muajin gusht ka nisur projekti për urbanizimin e bllokut të pallateve të tek zona e ish HEC-it Vau i Dejës. Rikonstruksionit i janë nënshtruar të gjitha rrugët e brendshme të bllokut të ndërtesave, sheshi në mes pallateve dhe sistemi i ujësjellës-kanalizimeve. Realizimi i këtij investimi i shërbe 3 mijë banorëve të kësaj zone.

Në kthim, Kryeministri Rama bëri një ndalesë në stadiumin e Shkodrës, për të cilin shprehu keqardhjen për gjendjen e mjerueshme në të cilin ndodhet dhe një premtim: “Do ta kthejmë në arenën e dytë europiane në Shqipëri.”

KOMENTE