English

Formacioni i mundshëm i kombëtares sot me Danimarkën

“Të qëndrojmë me këmbë në tokë sepse rivalët janë të rrezikshëm, kam pak dyshime”, është shprehur tekniku i kombëtares së kuqezinjve Giani De Biazi
Ai beson se skuadra do të vazhdojë rrugën drejt suksesit edhe këtë herë.

Giani De Biazi duket se ka vendosur përfundimisht edhe formacionin që do të hedhë sot ndaj Danimarkës në ndeshjen e cila do të startojë në orën 20:45. Trajneri pritet të bëjë pak ndryshime në rreshtim, të kushtëzuara këto nga mungesat dhe nga rikthimi në skuadër i Valdet Ramës apo i Alban Mehës.
Etrit Berisha mbetet i padiskutueshëm në portë, ndërsa mbrojtja do të jetë ajo e sfidës me Portugalinë. Cana – Mavraj në qendër, Hysaj në të djathtë dhe Agolli në krahun e majtë.
Në mesfushë do të rreshtohen 5 futbollistë, Abrashi, Kukeli dhe Xhaka në qendër, ndërsa krahët pritet të mbulohen nga Andi Lila dhe Valdet Rama. Përsa i përket sulmit trajneri do të zgjedhë një mes Balës, Cikalleshit, por tek dera janë edhe Kapllani e Salihi.
Formacioni i mundshëm
Berisha
Hysaj,
Cana,
Mavraj,
Agolli
Lila,
Abrashi,
Kukeli,
Xhaka,
Rama(Lenjani)
Balaj(Cikalleshi)

KOMENTE