Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Janar 2015. Nis zbatimi Komisariati dixhital dhe “e-Gate”
English

Janar 2015. Nis zbatimi "Komisariati dixhital" dhe “e-Gate”

Në konferencën “Letërnjoftimi, Siguria juaj për Shërbimet Elektronike”, u prezantuan dje një seri shërbimesh elektronike, të cilat kanë si bazë përdorimin e letërnjoftimit duke garantuar siguri dhe cilësi në ofrimin e tyre ndaj qytetarëve, si dhe minimizim të korrupsionit.

Ministrja e Inovacionit Milena Harito theksoi se dixhitalizimi i shërbimeve publike dhe nënshkrimi elektronik jo vetëm i hap rrugën thjeshtimit të shërbimeve, por krijon mundësinë për të gjurmuar rezultatin, shmang korrupsionin dhe rrit transparencën.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri njoftoi zbatimin, nga janari i vitit 2015, të dy projekteve të para, atë të "Komisariati dixhital", ku përmes një automati ofrohet shërbimi i deritanishëm i një sporteli policor dhe të projektit “e-Gate”, që është kontrolli përmes fotografimit dhe krahasimit të të dhënave me bazën e të dhënave, në pikën kufitare.

Punimeve të konferencës iu bashkuan Kryeministri Rama, Drejtori Ekzekutivë i SAFRAN Morpho, Philippe Petitcolin, Presidenti i Fondit Shqiptaro - Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff, drejtusi i ALEAT, etj..

KOMENTE