Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama në Harvard: Dija dhe inovacioni, fuqia e transformimit
English

Rama në Harvard: Dija dhe inovacioni, fuqia e transformimit

Kryeministri Edi Rama iu adresua me një fjalë sesionit të Qendrës për Zhvillim Ndërkombëtar të Harvardit, ku u fokusua në vizionin e Qeverisë shqiptare mbi modelin ekonomik dhe rilindjen ekonomike dhe sociale të Shqipërisë.

Kryeministri u shpreh se këto dy dekada qysh prej daljes nga izolimi, për Shqipërinë kanë qenë vitet e lundrimit në një det rrjetesh e mundësish, por pa mundur të ankorojë në rezultate të përshtatshme. Kjo është arsyeja, pse dija dhe inovacioni ka qenë në themel të programit qeverisës së “Aleancës për Shqipërinë Europiane”.

“Ne jemi të sigurt që nuk duam zhvillim ekonomik në kurriz të demokracisë, dhe kurrë nuk do të punojmë për zhvillim ekonomik në kurriz të lirisë.

Demokracia nuk mund të qëndrojë pa zhvillim ekonomik, por zhvillimi ekonomik është i mundshëm edhe pa demokraci. Por kjo nuk është zgjedhja jonë dhe kurrë nuk do të jetë zgjedhja jonë. Dhe veçanërisht nga kjo pikëpamje ne kemi si shembull frymëzimi vendet ku liria është në fuqi dhe ku zhvillimi ekonomik vjen si pasojë e lirisë dhe demokracisë,” u shpreh Kryeministri Rama.

Duke folur për zhvillimet në një vit qeverisje Kryeministri u ndal në miratimin dhe zbatimin e suksesshëm të paketës për fasonët.

“Kohët e fundit qeveria ka miratuar një paketë stimuluese për fasonet, ku përfshihet marrja me qira e objekteve shtetërore për 1 euro në vit për disa vite; ofrimi i trajnimit profesional për punonjësit dhe mbështetje me kostot e sigurimeve shoqërore dhe stimuj të tjerë. Kjo paketë, e implementuar që nga janari 2014 dhe e krijuar në bashkëpunim të ngushtë me aktorët brenda sektorit dhe nëpërmjet partneritetit me botën e biznesit, ka rezultuar e suksesshme. Eksportet e lidhura me fasonet janë rritur me 26.08% për periudhën janar-gusht 2014, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.”

Për arritjen e rezultateve të dëshirueshme e të qëndrueshme, Kryeministri theksoi se Qeveria është fokusuar në ngritjen e strukturave që sigurojnë vazhdimësinë dhe suksesin të bazuar mbi dijen.

“Jemi duke punuar në drejtim të rikrijimin të një Njësie të Partneritetit Publik Privat në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Njësia do të bëjë të gjitha përpjekjet, për të siguruar që ne të materializojmë projekte të reja për investitorët e huaj. Këto projekte do të jenë të zbatueshëm nga pikëpamja e biznesit dhe do të sigurojnë që ne të krijojmë ndërmarrje dinamike për nesër dhe jo vetëm një fitim të menjëhershëm për sot. Kështu, gjatë vitit tonë të parë në qeveri, ne kemi parë se me anë të përdorimit të rrjeteve të dijes, brenda një mentaliteti të orientuar tek rezultati dhe të fokusuar në inovacion, transformimi është mjaft i mundshëm.”

Shqipëria, tha më tej Kryeministri, e ka të domosdoshëm një model të ri ekonomik, i cili nuk ka më si burim kryesor të ardhurat nga emigracioni apo industrinë e ndërtimit, por që merr në konsideratë edhe vendndodhjen në zemër të Europës, burimet natyrore, faktin që jemi popullsia e dytë më e re e kontinentit europian dhe që ka nevojë për dije e risi, veçanërisht në 5 fushat kryesore: energji, financë, politikat publike, urbanizim dhe ekonomi.

Teksa theksoi se Shqipëria sapo ka kapërcyer nëpërmjet bashkëpunimit me Bankën Botërore, një krizë të borxhit të brendshëm, Kryeministri nënvizoi se rimëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik e sheh në një binom me zhvillimin demokratik, se nuk mund të ketë ekonomi të fortë pa një shoqëri të fortë demokratike.

“Tani është koha të reformojmë sistemin financiar dhe të sigurojmë transparencën dhe parashikueshmërinë. Kemi filluar nga tatimet dhe doganat, dhe në lidhje me këto të fundit, bashkëpunimi me një kompani britanike Crown Agents, ka dhënë rezultate të shkëlqyera në luftën kundër korrupsionit dhe sigurimin e një modernizimi të qëndrueshëm të sistemit doganor. Duke rritur në mënyrë domethënëse të ardhurat,” - u shpreh Kryeministri.

KOMENTE