Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Si të eleminoni skuqjet e fytyrës
English

Si të eleminoni skuqjet e fytyrës

Skuqja e lëkurës është një term i zakonshëm që paraqet gërvishje apo akne të kuqe në trup, gjë që ndryshon teksturën e lëkurës. Skuqja e lëkurës mund të jetë rezultat i kushteve të ndryshme, duke filluar nga alergjitë e deri tek infeksionet. Në këtë artikul do t’ju orientojmë si të trajtoni skuqjen e zakonshme të lëkurës, e sidomos ato që shkaktohen nga alergjitë.Skuqja si pasojë e alergjisë i takon dy kategorive: dermal dhe sistematike. Alergjia dermale shkaktohet kur lëkura vjen në kontakt të drejtpërdrejtë me ndonjë allergen. Alergjia sistematike shkaktohet si pasojë e kontaktit të prekjes. Kjo lloj alergjie mund të jetë më serioze dhe vështirëpër t’u diagnostifikuar. Sa i përket alergjive si pasojë e ushqimit, vlen të theksohet se armiqtë më të zakonshëm janë vezët, qumështi, prodhimet e detit, soja, gruri si dhe kikirikët.

Skuqja e lëkurës mund të lokalizohet apo edhe të përhapet. Mund të shkaktojë kruarje, therrje, djegie, të shkaktojë dhimbje, të fryhet apo ënjtet, apo edhe mund të paraqitet pa ndonjë lloj shqetësimi apo sikleti. Disa lloje të skuqjeve mund të zhduken vetvetiu atëherë kur edhe alergjeni i caktuar hiqet.

Të tjerët mund të kërkojnë trajtim. Shkaqet kryesore për skuqjen e lëkurës përfshijnë ndryshime në temperature, alergjenët ushqimor, ndjeshmëri ndaj barnave të caktuar, poleni, pluhuri, tymi, sapuni, parfumet, kremrat.Preparatet që mund të jenë efektive në trajtimin e skuqjes së lëkurës përfshijnë:

- Pastrimi i zonës së prekur me çaj kamomil.
- Aplikoni vaj ulliri në skuqjen e lëkurës.

- Përzierja e vajit të mëlçisë si dhe vitamina E është shumë efektive në eliminimin e skuqjes.

- Bluarja e gjetheve borzilok, e kombinuar me një lugë gjelle vaj ulliri, 2 thelpinj hudhër, një maje luge piper dhe kripë, pasi ta përzieni masën e fituar lyeni mbi vendin e irituar.

- Një tjetër trajtim i jashtëzakonshëm dhe efektiv është aplikimi me bajame të freskëta apo të njoma në zonën e prekur.

- Vitamina C ka veti të forta antioksiduese që mund të ndihmojë në shërimin e skuqjeve si deh të zvogëlojë shanset për reaksione alergjike të mëvonshme.

- Uthulla e mollës dhe mjalti i papërpunuar janë efektivë në eliminimin e alergjive. Merrni një lugë gjelle uthull molle si dhe mjaltë tri here në ditë ose përzieni këto në një gotë me ujë.

Toksifikimi i mëlçisë mund të jetë shkaku për skuqjen e lëkurës në pjesë të caktuar të trupit. Do të ishte e dobishme të bëhej pastrim i zorrës së mëlçisë. Bimët që ndihmojnë në detoksifikimin e mëlçisë janë shafrani i Indisë, lule qumështi (dandelion). Kundër alergjisë së polenit mund t’ju ndihmojë konsumi i rregullt i mjaltit të papërpunuar. Shmangia e duhanit, konsumit të tepruar të alkoolit si dhe kozmetikës, mund të ndihmojënë parandalimin e shumë alergjive.

Preparatet natyrore janë shumë më të sigurta se sa trajtimet konvencioanle si losionet, steroidet dhe antihistaminet. Gjithashtu, këto mjete natyrore padyshim që janë edhe më shumë efektive.

KOMENTE