Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vaj Argani. Mrekullitë e tij në përdorim
English

Vaj Argani. Mrekullitë e tij në përdorim

Argani i quajtur ndryshe “ari i shkretëtirës” duket se është krijuar posaçërisht për shëndetin dhe estetikën e lëkurës. Tashmë, në industrinë e kozmetikës, vaji i arganit është një nga përbërësit kryesorë të produkteve të shtrenjta dhe ekzotike, ekliziri i “rinisë së përjetshme” dhe një aset i ri dhe i pazëvendësueshëm në këtë fushë.
Vaji i arganit përmban vitaminë E në sasi të mëdha, tre herë më shumë se vaji i ullirit. Gjithashtu, ai është i pasur me vitaminat A, dhe F, acide yndyrore esenciale Omega 3 dhe Omega 6. Ai përmban mbi 80% acide yndyrore të pangopura, të cilat janë mjaft jetike për shëndetin e organizmit.
Nga hulumtimet shkencore është vërtetuar se vaji i arganit shërben për kurimin e lëkurës, e rigjeneron atë, e furnizon me oksigjen, është hidratues, e ushqen, siguron mbrojtjen, elasticitetin dhe rininë e saj. Ai parandalon rrudhat dhe është profilaksi për sëmundjet në lëkurë dhe flokë. E mbron lëkurën nga agresorët e jashtëm (dielli, metalet e rënda, smogu, era, papastertitë e ndryshme të ambjentit ndër këto substancat kimike dhe toksike të thithura nga poret).
Duke njohur vlerat e saj, industria e kozmetikës ka krijuar me vaj argani linjat e plota për kremrat e duarve dhe të fytyrës, maskat e fytyrës, shampot, locionet për flokë dhe lëkurë, etj. dhe sot mund të thuhet se produktet me vaj argani janë ndër më të suksesshmet dhe më të kërkuarat në treg.
Me vajin e arganit mund të keni një lëkurë të shëndetshme dhe të bukur, një fytyrë perfekte, një ngjyrë të këndshme trupi, thonj të shkëlqyeshëm dhe një pamje gjithmonë të freskët e të kuruar.
Përdorimi
Në Vëmendje:
Për rezultate më të mira, rekomandohet që vaji i arganit të ngrohet paksa në temperaturën e trupit. Në një enë me ujë të nxehtë, fusni një filxhan në të cilën i keni hedhur vajin e arganit (kujdes që vaji të mos përzihet me ujin). Kur vaji arrin temperaturën 36-40 gradë C, hiqeni nga ena me ujë të nxehtë.

1. PËR RIGJENERIMIN E LËKURËS
Vaji i arganit përdoret për të gjitha llojet e lëkurave. Masazhoni lëkurën me vaj argani. Mjaftojnë disa pika vaj argani të aplikuara në lëkurë që ta ushqejnë atë dhe t’i japin asaj shkëlqim, butësi, hidratim, elasticitet dhe një ngjyrë natyrale. Pas dushit, menjëherë pasi thani lëkurën, masazhoni trupin me vaj argani për rreth 20 minuta.
2. MASKË KUNDER RRUDHAVE
Lyeni fytyrën me disa pika vaj argani dhe masazhojeni më pas deri sa lëkura ta thithë vajin plotësisht. Mbajeni për rreth 45 minuta dhe lajeni më pas fytyrën me ujë të bollshëm dhe sapun.
Kjo maskë rekomandohet 2-3 herë në javë për disa muaj rresht. Rezultatet do të jenë shpejt të verifikueshme. Fytyra do të jetë më e gjallë, me rrudha të reduktuara dhe e freskët.
3. MASKA PËR FYTYRËN
Për të rritur efektivitetin e maskave, këshillohet që në maskat e përgatitura të shtoni edhe gjysëm luge kafe me vaj argani.
4. MASKË PËR LËKURË TË THATË
Lajeni paraprakisht fytyrën me ujë të ngrohtë, me qëllim që poret e lëkurës të jenë të hapura sa më shumë. Në një filxhan çaji përzieni mirë 3 lugë gjelle bajame të miellëzuara me 1 lugë gjelle vaj argani. Pasi e keni përzier mirë e mirë, e shpërndani nëpër fytyrë dhe e masazhoni lehtë atë me mollëzat e gishtave. Mbajeni për rreth 45 minuta dhe lajeni më pas fytyrën me ujë të bollshëm dhe sapun.
Kjo maskë rekomandohet 2-3 herë në javë për disa muaj rresht.
E veçanta e këtij vaji është se edhe pse shumë hidratues, ai nuk është i yndyrshëm.
5. KUNDËR PIKAVE TË ZEZA NË FYTYRË
Vaji i arganit shquhet për një efekt të menjëhershëm dhe të madh në pastrimin e lëkurës nga pikat e zeza. Vendoseni për rreth 15 minuta fytyrën mbi avull (mbi një enë më ujë të valuar) derisa poret e lëkurës të hapen mirë. E fshini fytyrën dhe e masazhoni me vaj argani. Ky trajtim bëhet çdo ditë deri në largimin e pikave të zeza.
6. SKRAB PËR TRUPIN
Vaji i arganit për lëkurën e trupit disa aplikime të cilat japin rezultate të mrekullueshme. Ja disa prej tyre:
a. Në një filxhan çaji hidhni 3 lugë gjelle me vaj argani dhe i shtoni 3 lugë gjelle kripë. Nëse doni ta shtoni apo pakësoni masën, gjithmonë ruani raportin 1:1 të vajit të arganit me kripën. I përzieni mirë dhe e përdorni si maskë për fytyrën dhe skrab për trupin.
b. Në një vaskë me ujë të ngrohtë shtoni 10 pika vaj argani. Lahuni në vaskë për 30 minuta dhe aplikojeni në trup, veçanërisht në zonat delikate si pjesët e brendshme të kofshëve, vithet, krahët, këmbët dhe gjoksin.
c. Përzieni në një filxhan çaji 4 luge gjelle vaj kokosi dhe 1 lugë kafe vaj argani. I përzieni mirë dhe e përdorni si maskë për fytyrën dhe skrab për trupin.
7. PËR FORCIMIN DHE ELASTICITETIN E GJINJVE
Vaji i arganit rekomandohet për vitalizimin e gjinjve. Ai u jep atyre fortësi, elasticitet, freski, u ruan formën dhe pengon plakjen e parakohshme të tyre.
Pas banjës, thani lëkurën dhe masazhoni gjinjtë me vaj argani për 20 minuta.
8. KUNDËR CELULITIT
Vaji i arganit ka dhënë rezultate të shkëlqyera kundër celulitit. Ai është parandalues dhe njëkohësisht eleminues i tij. Përdorimi i tij kundër celulitit ka disa mënyra:
a. Masazhoni përpara gjumit zonat e ndryshme të këmbëve me vaj argani për 15 minuta dhe lëreni ashtu për gjithë natën.
b. Masazhoni zonat e ndryshme të këmbëve me vaj argani për 15 minuta dhe lëreni ashtu për 1 orë. Për efekte shumë më të mira kundër celulitit, kryeni brenda orës disa ushtrime gjimnastikore ne zonën e masazhuar. Rezultati do të jetë shumë më i madh dhe më i shpejtë.
Të dyja teraptë vazhdojnë deri në eleminimin e plotë të celulitit.
9. KUNDËR AKNEVE
Lyeni fytyrën me disa pika vaj argani dhe masazhojeni më pas, deri sa lëkura ta thithë vajin plotësisht. Mbajeni për rreth 45 minuta dhe lajeni më pas fytyrën me ujë të bollshëm dhe sapun.
Kjo maskë rekomandohet 2-3 herë në javë deri në largimin e plotë të akneve. Aknet në fytyrë do të reduktohen dhe gjiithashtu edhe shenjat e tyre.
10. KUNDËR STRISHAVE (pas shtatzënisë dhe rënies së menjëhershme në peshë)
Masazhoni barkun në zonën e strishave për 15 minuta dhe lëreni ashtu për 1 orë. Më pas bëni një dush me ujë të ngrohtë.
11. KUNDËR PSORIAZËS, EKZEMAVE, DERMATITEVE DHE SËMUNDJEVE TË TJERA TË LËKURËS
Vaji i arganit është një nga ilaçet më të mira kundër psoriazës dhe sëmundjeve të tjera të lëkurës . Aplikohet mbi lëkurë, duke reduktuar dhe eleminuar skuqjen, shenjat dhe kruarjet e lëkurës.
12. PËR MBYLLJEN E PLAGËVE NË LËKURË
Vaji i arganit është mjaft i efektshëm për mbylljen e plagëve në lëkurë, duke mos lënë shenja më pas. Aplikohet mbi lëkurë, deri ne mbylljen e plotë të plagëve.
13. KUNDËR RREZEVE UV
Vaji i arganit është një nga mbrojtësit më të mirë ndaj rrezeve UV. Rekomandohet perdorimi i tij në stinën e nxehtë, por edhe në stinët e tjera kur ka shumë diell, sidomos në pranverë (mars, prill). Pikërisht kjo periudhë është veçanërisht kërcënuese për shëndetin e lëkurës.
14. PËR BUZËT
Mukozat e buzëve janë mjaft delikate dhe të ndjeshme ndaj çrregullimeve të organizmit, patologjive dhe kushteve të këqija atmosferike. Vaji i arganit është i mrekullueshëm si skrab për rigjenerimin mukozave së buzëve.
Në një filxhan kafe përzieni një lugë vaj argani dhe pak sheqer. Aplikojeni masën mbi buzë dhe fërkojeni pak, por pa e dëmtuar lëkurën. Mund ta përdorni këtë lloj skrabi një herë në javë. Është thjesht i mrekullueshëm.
15. KUNDËR IRRITIMEVE TË DEPILIMIT
Gjithmonë procesi i depilimit e irriton lëkurën, e ashpërson atë, madje ndonjëherë edhe e infekton. Për shmangien e këtyre dukurive, rekomandohet që përpara dhe pas depilimit, lëkura të lyhet me vaj argani dhe të masazhohet lehtë për 5 minuta. Në këtë mënyrë, lëkura është plotësisht e ruajtur nga ky proces.
16. PËR FLOKËT E DËMTUAR
Vaji i arganit është me efekte të jashtëzakonshme për shëndetin e flokëve. Ai u jep atyre butësi, shkëlqim; u ruan dhe u thekson ngjyrën; i hidraton; u forcon rrënjët dhe fibrat e flokut dhe i mbron nga dielli, era, lagështira dhe kripa. Pas sezonit të plazhit, është mjaft e domosdoshme një trajtim i flokut me vaj argani, pasi floku ka nevojë të rigjenerohet; po ashtu, për flokë të dëmtuar nga bojrat. Gjithashtu, nëse keni flokë të brishtë, të thatë, të hollë, pa shkëlqim; flokë që nuk rriten dhe që ndahen në mes; flokë që bien, është ideale trajtimi i tyre me vaj argani.
Hidhni disa pika vaj argani ne duar dhe aplikoni me kujdes mbi flokë. Fërkojini lehtë flokët me duar për disa minuta. Mbajeni 30 minuta dhe më pas lajeni kokën.
Ky aplikim rekomandohet 2 herë në javë.
Tepër efikas është vaji i arganit kundër dëmtimeve të shkaktuara nga nga nxehtësia e piastrës apo tharëses së flokëve.
Në flokun e lagur hidhni disa pika duke i masazhuar lehtë më pas për disa minuta.
Në flokë të thatë para se të kaloni piastrën hidhni disa pika në dorë dhe fërkoni mirë flokët nga rrëza në majë. Efekti do të jetë mjaft i madh.
17. PËR THONJTË
Tepër efikas është vaji i arganit për forcimin e thonjve dhe shkëlqimin e tyre. Nëse keni thonj që thyhen lehtë, trajtimi me vaj argani është zgjidhja e duhur. Për trajtimin e thonjve ka dy mënyra:
a. Çdo mbrëmje masazhoni zonën rreth thonjve për disa minuta me vaj argani. Mos i lani duart deri ne mëngjes (me qëllim që lëkura ta thithë sa më mirë atë).
b. Zhytini për 10-15 minuta majat e gishtave në një përzierje vaji argani me lëng limoni ne raportin 1:3. Masazhojini me kujdes për rreth 15 minuta të tjera. Ky aplikim bëhet 2-3 herë në javë.
18. PËR RELAKSIMIN E MUSKUJVE
Vaji i arganit është efektiv për relaksimin e muskujve. Ai i qetëson ato dhe redukton kontraktimet muskulore.
Masazhoni muskujt për disa minuta me vaj argani. Aplikimi përsëritet çdo ditë për 10 ditë rresht.
19. KUNDËR DHIMBJEVE TË ARTIKULACIONEVE
Masazhoni zonën rreth artikulacioneve që keni dhembje. Pas disa aplikimeve, dhimbja do të reduktohet.

KOMENTE