Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Karta e të drejtave dhe detyrimeve të tatimpaguesve. Çfarë është
English

Karta e të drejtave dhe detyrimeve të tatimpaguesve. Çfarë është

Ministria e Financave përgatisin nisëm për të realizuar kartën e tatimpaguesit, ose siç do të njihet ndryshe karta e të drejtave dhe detyrimeve të tatimpaguesve. Hartuesi i kësaj iniciative Artur Papajani, për gazetën “Shekulli” u shpreh se kjo kartë është në fakt një “deklaratë”, në të cilën paraqiten të drejtat, por edhe detyrimet e tatimpaguesve. “Ky dokument nuk është një akt juridik në llojin e tij, por me anë të tij, bëhen publike të drejtat dhe detyrimet aktuale, të mirëpërcaktuara në bazën ligjore të të drejtave të njeriut në tërësi, si dhe të atyre të natyrës tatimore në veçanti”- tha Papajani. Pritet që kjo kartë të printohet në variantin “hard copy” (e ngjashme me kartat e identitetit apo ato bankare) dhe do të kalojë në procesin e prokurimit për të printuar 5- 6 mijë kartat e para. Artur Papajani, shpjegoi se kjo kartë do të shërbejë si avokat mbrojtës për tatimpaguesit. Kjo pasi sipas tij, pajisja me këtë kartë, sidomos e subjekteve të biznesit të vogël do të mund të përmirësonte marrëdhënien me ta, pasi ky biznes do të njihet me të drejtat dhe detyrimet e tij. Karta forcon më tepër, legjitimitetin e taksave e tatimeve në tërësi, por nga ana tjetër, ajo njeh dhe prezumon vullnetin e mirë të tatimpaguesve, në përmbushjen e detyrimeve të tyre fiskale. Ky dokument, i adresohet çdo subjekti që paguan tatime, por edhe çdo zyrtari tatimor, për t’i paraprirë edhe çdo aksioni të vullnetshëm midis tyre, në dobi të respektimit të të drejtave dhe detyrimeve reciproke. Sipas zyrtarëve të Tatimeve, karta siguron një informacion, mbi normat e shërbimit në dobi të tatimpaguesve, por mbi të gjitha, frymën e bashkëpunimit e të pagimit të tatimeve, brenda afateve të parashikuara ligjërisht. Karta ka karakter publik, duke përforcuar në këtë mënyrë besimin reciprok, midis administratës fiskale dhe tatimpaguesve. Ajo krijon kushtet për një ndryshim, gjithnjë në përmirësim sjelljes, si nga njëra palë ashtu edhe nga pala tjetër. Tatim paguesit kanë të drejtë për kontrolle të arsyeshme, për t’u rikontrolluar, për të kërkuar evidenca me shkrim apo në rrugë elektronike, si dhe të drejtën për t’u përfaqësuar. Papajani, u shpreh se ai ka sugjeruar që inspektorët tatimorë, në çdo biznes që shkojnë, duhet të pyesin nëse biznesi është pajisur me kartën e tatim paguesit. Nëse ata ende nuk janë pajisur, inspektorët duhet të japin kartën e mësipërme dhe më pas të vazhdojnë inspektimin.

E drejta për konfidencialitetin e të dhënave

Administrata tatimore ju siguron dhe njëkohësisht është e detyruar, të mbrojë konfidencialitetin e të dhënave tuaja tatimore personale dhe financiare. Bëhet fjalë për të dhëna, që i janë besuar asaj, apo që ajo ka mundur ti sigurojë në rrugë të ndryshme. Këto të dhëna, përdoren nga administrata tatimore vetëm për qëllime të lejuara nga ligji dhe akses në to kanë vetëm punonjësit e administratës tatimore për qëllime të kryerjes së funksioneve të tyre ligjore.

E drejta e tatimpaguesit për t’u njoftuar

Çdo tatimpagues ka të drejtë të njoftohet në kohë për çdo akt administrativ të administratës tatimore, të nxjerrë në emër të tij dhe që prek pasurinë apo detyrimet e tij tatimore. Gjithashtu, tatimpaguesi ka të drejtë, që të njihet me arsyet, por edhe bazën ligjore të nxjerrjes së aktit administrativ në adresë të tij. edhe për të drejtat dhe detyrimet që lidhen me këtë vendim.

E drejta për ankimim

Çdo tatimpagues, i cili nuk është dakord me një vlerësim tatimor të administratës tatimore, ka të drejtë të marrë përgjigje me shkrim, për pretendimet e tij ndaj atij akti administrativ. Në përgjigje, administrata tatimore duhet të japë të gjitha arsyet e vlerësimit tatimor, mënyrën e vlerësimit që është përdorur, si dhe të drejtat e detyrimet e subjekteve, lidhur me atë vlerësim. Gjithashtu, pas një kërkese me shkrim të tatimpaguesit, administrata tatimore është e detyruar që brenda një afati të shkurtër kohor, nga data e protokollimit të kërkesës në organin tatimor, të lëshojë dokumente (vërtetime) që konfirmojnë situatën tatimore të tatimpaguesit, lidhur me pagimin e detyrimeve tatimore, të ardhurat e tatueshme, detyrimet tatimore të papaguara, etj. E drejta e tatimpaguesit për t’u ankuar Të drejtat e tatimpaguesve, në marrëdhëniet me organet tatimore, mbrohen nga Avokati i Tatimpaguesve. Ju mund t’i drejtoheni kësaj zyre, për rastet e ankesave që kanë të bëjnë, me probleme të administrimit të tatimeve, si vonesa administrative të paarsyeshme, në zgjidhjen e problemeve e marrjen e përgjigjeve, gabime të zyrtarëve tatimorë, që nuk janë zgjidhur në mënyrën e duhur pas paraqitjes nga biznesi, mosrespektimi i procedurave tatimore, apo shkelje të procedurave përkatëse nga zyrtarët tatimorë.

KOMENTE